Up next

Rama këmbëngul: Nuk ka 15 kushte për negociatat

31 Shikime· 06/19/20
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Kryeministri Edi Rama këmbëngul në qëndrimin e shprehur për herë të parë më 10 qershor se për hapjen formale të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nuk janë 15 kushte.

Kreu i Qeverisë thotë se nëse do të ishte e kundërta, atëherë nuk do të ishte e nevojshme rezoluta e miratuar në Parlamentin Europian, nga partitë e djathta, që i quan aleate të PD dhe nuk kursen ironizimin me kreun e opozitës.

“Po mirë, kur paska 15 kushte për nisjen formale të negociatave për anëtarësim, për çfarë duhej kjo rezoluta e partive aleate të PD në Parlamentin Europian që u votua pa konsensus? E pra, nuk ka 15 kushte për uljen në tryezë me BE, sepse 7X7 s'bëjnë 42 në asnjë vend të botës!”, shkruan Rama në Tëitter.

Kryeministri thotë se kjo shifër po përdoret politikisht dhe se në të vërtetë, kushtet për anëtarësim të plotë janë shumë më shumë se 15-të.

“Nëse pastaj kjo 15-ta duhet për politikë e prandaj bashkohen kushtet e fillimit me ato të vijimit, atëherë nuk janë 15 po janë 15X100 kushte më shumë për t'u plotësuar deri ditën e anëtarësimit! Po një gjë është e sigurtë: Këta që kapen pas kësaj 15-ës do të mbeten në opozitë”, vijoi ai.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next