Up next


⁣Rama jep “vendimin”: Ilir Meta ka mbaruar punë! Ta shkarkojmë pa asnjë ngurrim

7 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 09 Jun 2021 / In Lajme

Parashikohej një fjalim i gjatë i Kryeministrit Edi Rama, ku të shpjegonte shkeljet e Presidentit Ilir Meta dhe kërkonte shkarkimin e tij nga Kuvendit.

Por, kreu i Qeverisë foli si rrallëherë shkurt, me mendjen e ndarë dhe kërkesën e qartë për deputetët: votimin pa ngurrim të shkarkimit të Metës.

“Ilir Meta ka tradhtuar misionin e Presidentit! Ka poshtëruar Kushtetutën! Ka shembur institucionin e garantit të unitetit kombëtar! Ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë tonë paarlamentare! Ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marrëdhënien krejt speciale me SHBA! Ka zhgarravitur fytyrën e shtetit shqiptar në marrëdhënie me përfaqësitë e bashkësisë demokratike ndërkombëtare në Shqipëri! I ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha mundësitë që i janë dhënë bujarisht dhe në mënyrë të përsëritur për t’u kthyer në binarët e arsye morale dhe ligjore”, tha Rama.

Kryeministri tha se Meta është një barrë që vendi s’mund ta mbajë më në kurriz dhe shkarkimin e tij, u shpreh se e kërkonte shumica e shqiptarëve.

“Shqipëria nuk mund ta mbajë më në kurriz Ilir Metën, duke u bërë gazi i botë në sytë e miqëve të saj, prandaj ky parlament sot duhet të ushtrojë pa ngurrrim vullnetin e më shumë se 90 për qind të popullit shqiptar për ta shkarkuar Ilir Metën nga detyra. Keqardhje për mikun tonë të dikurshëm Ilir, por Meta i sotëm nuk mund të ketë kurrsesi më statusin e lartë që i ka dhënë Parlamenti. Ilir Meta ka mbaruar punë me rolin që mori nga Parlamenti dhe fjalët për të si President ka mbaruar dhe tani të flasë Parlamenti me votë”, tha Rama.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next