Up next


⁣Rama: Forca të errta të së shkuarës po sfidojnë Kryeministrin, nuk do ia dalin!

14 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 08 Apr 2021 / In Lajme

Edi Rama foli për forca të errta të së shkuarës që po sfidojnë Kryeministrin dhe shtetin, por i paralajmëroi këto forca se i kanë bërë llogaritë gabim.

Kreu i Qeverisë foli nga Përmeti, ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit të të moshuarve. Këtu ai ceku krizën e shpërthyer në Aeroportin e Rinasit, ku kontrollorët kanë firmosur kolektivisht deklaratën e paaftësisë për punë, duke refuzuar që të punojnë pa iu plotësuar kërkesat për pagën.

“Nuk ka shans që forca të verbra të së shkuarës, që duan me çdo kusht të marrin peng të ardhmen të na ndalin në këtë proces (vaksinimin). I kanë bërë llogaritë gabim dhe kanë marrë përsipër të sfidojnë Kryeministrin”, tha Rama.

Kryeministri dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë deklaruar se pas protestës së kontrollorëve qëndron politike, duke drejtuar gishtin nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-Kryeministri Sali Berisha.

Sipas Qeverisë, qëllimi politik i kësaj proteste është të ndalet procesi i vaksinimit, duke qenë se mbrëmjen e së mërkurës ishte parashikuar mbërritja e një sasie tjetër vaksinash, por që u anulua për shkak të protestës së kontrollorëe të Rinasit.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next