Up next

⁣Qeveria hoqi vizat me Rusinë, kërkesa e Zelenskit: Kufizoni turistët rusë

12 Shikime· 03 May 2022
Gazeta Si
Gazeta Si
5 subscribers
0
In Other

⁣Qeveria hoqi vizat me Rusinë, kërkesa e Zelenskit: Kufizoni turistët rusë

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e nisi mesazhin e tij adresuar Kuvendit me falenderimin që Shqipëria u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit, por mes rreshtave të fjalimit pati një apel të drejtpërdrejtë për Qeverinë shqiptare.

“Unë këmbëngul që paketa e gjashtë e sanksioneve duhet të vendosë embargo naftës, gazit dhe bankave ruse. Mbyllni portet për anijet ruse! Kufizoni ardhjen e turistëve rusë”, tha ai.

Kërkesa e tretë e Zelenskit bie ndesh me vendimin e disa ditëve më parë të Qeverisë, ku mes 8 vendeve që hoqi vizat si pjesë e vendimeve për të nxitur sezonin turistik ishte edhe Rusia.

Megjithatë, sanksionet e Shqipërisë janë të papërfillshme për Rusinë. Këtë e di edhe Kryeministri Edi Rama.

“Qysh prej orës së parë të agresionit mbi Ukrainën, jo vetëm ne, po krejt Shqipëria, të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë, i gjithë kombi ynë, përfshirë edhe shtetin tjetër shqiptar, Kosovën, jemi rreshtuar krah jush, me zemër, me mendje, e me çdo gjë kemi mundur. Shqipëria është një vend shumë më i vogël se sa Ukraina zoti President. Mundësitë tona për t’ju ardhur në ndihmë janë krejt modeste, krahasuar me madhësinë marramendëse të sfidës suaj”, tha Rama.

Mbështetjen kryesore, Shqipëria e ka dhënë dhe premton t’ja japë Ukrainës në organizmat ndërkombëtare ku është pjesë dhe Rama këtu foli simbolikisht.

“Nëse në aspektin e mbështetjes material, vendi ynë nuk mund të bëjë asnjë diferencë në këtë luftë, Shqipëria mund të jetë e vlefshme për Ukrainën me zërin e saj, qoftë në tryezën e NATO-s, qoftë në tryezën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, tha ai.

Po simbolikisht foli Sali Berisha pas mbylljes së seancës së Kuvendit. Ai iu referua Ballkanit të Hapur dhe vendimit të qeverisë për të hequr vizat për rusët.

“Imagjinoni ju që vrasës, përdhunues e kriminelë rusë, pasi kanë kryer krimet më monstruoze në Ukrainë të vijnë në plazhet shqiptare për t’u rikuperuar”, tha Berisha, duke kërkuar madje që Shqipëria të dëbojë Ambasadorin e Moskës.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next