Up next


⁣Policia i shfaqet në takim, Kryemadhi: Mos u bëni ushtarë të Taulantit

16 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 10 Feb 2021 / In Lajme

Gjatë takimeve prezantuese të programit të LSI-së në qytetin e Elbasanit, Monika Kryemadhit iu paraqitën edhe forca të Policisë së Shtetit për t’i komunikuar gjobën e radhës për shkelje të masave anti-Covid.

Gjatë diskutimit të shkurtër, efektivët e policisë i njoftojnë kryetares së LSI-së se kishte shkelur rregullin e mosgrumbullimit të më shumë se 10 vetave. Kryemadhi i thotë se përballë kanë 7 vetë dhe jo 10, ndërsa ironizon duke deklaruar se pse në kafe lejohen.

Kryemadhi sfidon efektivët që të vendosin gjobën, që më pas paralajmëron se do ta ankimojë në Gjykatën Administrative.

“Vendosni gjobën dhe i drejtohemi Gjykatës Administrative. Merruni me bandat këtu njëherë, pastaj hajdeni na vendosni gjoba për maskat”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së akuzoi policinë se në këtë rast është përdorur nga Taulant Balla, deputet i PS-së i Qarkut të Elbasanit.

“Mos u bëni ushtarë as të Taulantit dhe as të ushtarëve të Taulantit”, iu drejtua Kryemadhi.

Kjo nuk është hera e parë që Kryemadhi gjobitet për shkelje të masave anti-Covid, por është hera e parë pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama, që tha se policia nuk do të tolerojë më as Presidentin, as ministrat, as PS e as opozitën për këto shkelje.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next