Up next


⁣Policia gjermane shpërndan me forcë protestën kundër masave shtrënguese

14 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 18 Nov 2020 / In Lajme

Policia gjermane shpërndau me forcë qindra protestues që u mblodhën në Berlin për të kundërshtuar vendimin e Angela Merkel dhe Qeverisë që ajo drejton për ashpërsimin e masave kufizuese anti-Covid.

Me bilbila dhe pankarta në duar se po rrezikohej demokracia, protestuesit i kërkuan Qeverisë që të tërhiqet nga masat në fjalë dhe në vend të tyre të sigurojë që çdo shtetas që infektohet me Covid të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Protestuesit sfiduan thirrjet e vazhdueshme të policisë për t’u shpërndarë dhe kujtesën se me tubimin në fjalë po shkelnin ligjet e vendit. Një pjesë e tyre u përleshën trup më trup me forcat e policisë.

Këto të fundit u detyruan që të përdornin topat e ujit dhe shkopinjtë e gomës për të shpërndarë protestuesit. Bilanci i protestës është mbi 190 protestues të arrestuar dhe të paktën nëntë punonjës të policisë të plagosur.

Protestat u thirrën pasi dy dhomat e Bundestagut miratuan ndryshimet në ligjin ekzistues të mbrojtjes ndaj pandemive. Ndryshimet në fjalë i japin të drejtë Qeverisë, që në rastin aktual të Covid të vendosë masa drastike kufizuese, që nga ndalim-qarkullimi, e deri tek mbyllja e dyqaneve, ndalimi i konsumit të alkoolit në publik dhe mbajtja me detyrim e maskës dhe mjeteve të tjera parandaluese të përhapjes së virusit.

Kundërshtarët e këtij ligji thanë se ai i hap rrugë shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e Qeverisë dhe qytetarin e lë në mëshirë të vendimeve të pushtetit. Por, mbrojtësit e këtij akti thonë se me miratimin e tij u plotësua një kuadër ligjor cilësor në luftën kundër pandemive, jo vetëm në rastin e Covid.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next