PD: Rrugët 3D nuk e shpëtojnë Ramën
Partia Demokratike është e bindur se asnjë projket 3D i prezantuar nga Kryeministri Edi Rama, e që vjedh shqiptarët nuk do të realizohet.
“Asnjë rrugë e premtuar me koncension dhe çmim stratosferik, asnjë projekt në 3D që vjedh xhepat e shqiptarëve dhe asnjë hajdutëri e re e projektuar nuk do të realizohet”, deklaroi Alfred Rushaj, i emëruar së fundmi nga Lulzim Basha si drejtor i fushatës.
Rushaj thotë se koha e Edi Ramës ka mbaruar.
“Koha e Edi Ramës ka mbaruar! Një shifër dy herë me e lartë se shuma e azilkërkuesve nga të gjitha vendet e tjera të Rajonit! Asnjë formë propagande nuk e fsheh dot me dështimin fatal të Edi Ramës dhe qeverisjes së tij”, thotë ai.
Drejtori i fushatës në PD thotë se Edi Ramën nuk e shpëtojnë dot premtimet me rrugë 3D.
“Në grahmat e fundit të qeverisë në largim, Edi Ramës s`i ka mbetur gjë tjetër veç të premtojë rrugë 3D. Në ditët e fundit të qeverisjes së dështimit, i vetmi sukses i tij mbeten videot me regji qëndrore dhe propaganda e dalë boje”, vijon Rushaj.