Up next


PD: Rama po kërcënon stabilitetin e vendit

4 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 16 Jul 2020 / In Lajme

Partia Demokratike thotë se me prishjen e marrëveshjes së 5 qershorit po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë.

“Me prishjen e Marrëveshjes së 5 Qershorit ai po kërcënon rëndë stabilitetin e vendit dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Opozita e Bashkuar mbështet plotësisht qëndrimet e qarta të Sekretarit amerikan të Shtetit, Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Europian, Komisionerit për Zgjerimin dhe Bundestagut, si dhe rikonfirmon se i qëndron plotësisht kodifikimit pa asnjë ndryshim të Dakordësisë së 5 Qershorit”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.

PD thotë se zotimi i Edi Ramës se do ta miratojë 5 qershorin pa asnjë ndryshim është i rremë, pasi me ndryshimet kushtetuese që synon të kalojë është i detyruar që të ndryshojë të paktën dy nene të kësaj marrëveshjeje.

PD thotë se veç kësaj, hapja e diskutimit për çështje të tjera, që nuk janë pjesë e marrëveshjes së 5 qershorit e detyron Partinë Socialiste që ta shtrojë si çështje në Këshillin Politik, sipas marrëveshjes së arritur më 14 janar, atëherë kur u vendos ngritja e këtij Këshilli.

“Nëse Partia Socialiste është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik. Çdo diskutim i tillë, sipas Marrëveshjes, NUK mund të vonojë apo pengojë kodifikimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit”, u shpreh Bardhi.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next