Up next

⁣Pagesat për PPP-të, përplasje në Komisionin e Ekonomisë

3 Shikime· 03 Nov 2021
Gazeta Si
Gazeta Si
5 subscribers
0
In Lajme

Diskutimet e paketës fiskale dhe projektbuxhetit të vitit të ardhshëm në Komisionin e Ekonomisë prodhuan sërish përplasje mes mazhorancës dhe opozitës.

Këtë herë, përplasja ndodhi në momentin kur në Komision po diskutoheshin shpenzimet dhe pagesat buxhetore për koncesionet dhe PPP-të. Partia Demokratike akuzoi përmes Jorida Tabakut se janë parashikuar pagesa për shërbime që nuk janë kryer dhe nuk do të kryhen.

Deputetja e PD renditi shtatë koncesione dhe mes tyre foli edhe për shërbimin e infrastrukturës së çelësave publikë që, sipas saj, japin me koncesion edhe fiskalizimin me vlerë 208 mln lekë

“Shpenzimet e vitit 2022 do të jenë më shumë se sa 27% e PBB që është vlera më e lartë në mbi 20 vite. Por kjo rritje do të shkojë për PPP-të të cilat do t’i kushtojnë buxhetit thuajse 2 mld euro. Shpenzimet kapitale janë 58 mln euro dhe këtu nuk është përfshirë rindërtimi dhe kanë një rënie me 10% në raport me vitin 2021”, deklaroi ajo, duke akuzuar Qeverinë se po jep me PPP edhe fiskalizimin.

Akuza u hodh poshtë nga ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ndërsa paraardhësja e saj, Anila Denaj i ndau pagesat sipas zërave. Mes tyre ajo përmendi edhe koncesionin e skanimit në dogana, i dhënë që në kohën e qeverisë së Partisë Demokratike.

Në këtë moment ndërhyrja pa mikrofon e Jorida Tabakut ka shkaktuar tension në sallë, ku në debat është përfshirë edhe deputeti Erion Braçe. Përplasja detyroi kryetarin e Komisionit, Eduard Shalsi që ta ndërpresë mbledhjen.

Ish-ministrja Denaj hodhi poshtë akuzat se pagesat nuk po kryhen për marrjen e shërbimeve. Ajo përmendi koncesionin e Rrugës së Arbrit dhe atë të Check Up në shëndetësi, ku tha se do të marrin shërbim 800 mijë qytetarë.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next