Organizata Botërore e Turizmit dhe CNN publikojnë fushatën #UdhëtojmëNesër

9 Shikime· 05/28/20
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Organizata Botërore e Turizmit ka ndërmarrë një fushatë nën hashtagun #TRAVELTOMORROW-udhëto nesër me qëllim nxitjen e njerëzve për të shpëtuar sektorin e udhëtimeve dhe të turizmit njëkohësisht, që sipas Organizatës ka qenë industria më e goditur në të gjithë globin si pasoje e krizës së shkaktuar nga Covid-19.

“Pandemia e COVID-19 e ka ndalur botën. Turizmi ka patur goditjen më të fortë nga të gjithë sektorët ekonomikë dhe në shumë vende anëtarët më të pamundur të shoqërisë do të vuajnë më shumë. Sidoqoftë, turizmi ka treguar një aftësi të pashembullt për t’u rikuperuar nga kriza të çfarëdollojshme. Për më tepër, sektori është i pozicionuar në mënyrë unike për të udhëhequr rigjenerimin më të gjerë shoqëror, drejtimin e rritjes ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe transformimin e jetës.”-citon Organizata Botërore e Turizmit duke shpallur iniciativën #TRAVELTOMORROW dhe rendit arsyet e kësaj fushate.

Ajo shpjegon se kjo fushatë është ndërmarrë “për solidaritetin që po dëshmojmë sot në të gjithë botën”

Ndër arsyet pse organizata nxit riudhëtimin pavarësisht frikës së mbetur aty-këtu nga koronavirusi, sepse thotë ajo, të mësosh nga kultura të ndryshme dhe të kthehesh në shtëpi i pasuruar nuk ka çmim.

Gjithashtu për të mbështetur punët që shkojnë paralelisht me turizmin si sektor që arrin çdo nivel të shoqërisë, për avancimin e zhvillimit dhe promovimin e qëndrueshmërisë, për mundësitë që vijnë me zbulimin e botës përreth nesh.

Për të siguruar që vlerat themelore të turizmit të jetojnë dhe zhvillohen mandej qëndrueshëm OBT i ka bërë thirrje komunitetit global që të fillojë të kërkojë të ardhmen dhe ka mbledhur Komitetin Global të Krizave të Turizmit me qëllim nxitjen e bashkëpunimit midis kombeve dhe midis sektorit publik dhe privat.

“Ne po punojmë për të siguruar që ndjenja e bashkëpunimit dhe shpirti njerëzor që ka karakterizuar përgjigjen ndaj sfidës së COVID-19 do të bartet përpara në fazën e rimëkëmbjes.”- thotë OBT.

Partenriteti me CNN

Nga #qëndronështëpi tek #traveltomorrow.

Fushatën e #udhëtonesër OBT e ka ndërtuar sëbashku me CNN global duke prodhuar një video 60 sekonda për të treguar se sa pasurohet një individ kur udhëton.

“Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 që e paralizoi botën, OBT ka theksuar rëndësinë e vendosjes në plan të parë të shëndetit publik. Mesazhi “Rri në shtëpi sot është kthyer #TravelTomorrow” që po përforcohet në të gjithë botën, si nga qeveritë ashtu edhe nga udhëtarët individualë. Tani, ndërsa shumë destinacione po lehtësojnë kufizimet e udhëtimit, OBT ka bashkëpunuar me CNN për të krijuar një video 60 sekondash që feston fuqinë unike të turizmit për të frymëzuar dhe bashkuar njerëzit.”- citon OBT në njoftimin e saj.

“Rimëkëmbja, uniteti dhe mundësia”

Sekretari i Përgjithshëm i OBT, Zurab Pololikashvili u shpreh se: “Në këto kohë sfiduese, ne të gjithë duhet të luajmë rolin tonë – të qëndrojmë në shtëpi sot, duke mbështetur përpjekjet e komunitetit global të kujdesit shëndetësor në luftën kundër COVID19 – në mënyrë që të mund të #UdhëtojmëNesër. Por kjo nuk do të thotë se duhet të ndalemi së ëndërruari për vendet ku do të udhëtojmë një ditë. Unë jam i ngazëllyer nga kjo iniciativë e re e krijuar bashkë me CNN, një partner i vlerësuar i OBT, për ta mbajtur botën të lidhur me njerëzit dhe vendet që na presin kur ne mund të shijojmë edhe një herë dhuratën e udhëtimit – një sektor që do të jetë kritik për rimëkëmbjen ekonomike globale, unitetin dhe mundësitë. “

Videoja, që do të shfaqet në CNN International dhe mediet e saj sociale dhe që gjithashtu do të përforcohet nga vetë kanalet e medieve të OBT, do të shikohet në mbarë botën, duke i kujtuar atyre mrekullitë përtej lagjeve të tyre. #TravelTomorroë synon të nxisë dhe shtyjë imagjinatën për udhëtimet e ardhshme që shfaqin aventura, biznes, kulturë, familje dhe miq. Gjithashtu promovon solidaritetin dhe thekson rëndësinë e të gjithë turistëve duke ndjekur udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH).

Presidenti tregtar i CNN në botë Rani Raad u shpreh: “Turizmi është deri më tani një nga sektorët më të prekur si rezultat i kësaj pandemie. Angazhimi ynë për të mbështetur këtë industri bazohet në bashkëpunimin tonë shumëvjeçar me OBT, anëtarët e saj nëpër botë dhe destinacione të tjera të udhëtimit dhe turizmit. Është e rëndësishme që të ndani këtë mesazh me përgjegjësi por aspirues me audiencën globale të CNN, duke kujtuar njerëzit që ndërsa shumë duhet të qëndrojnë sot në shtëpi, të mos ndalen së ëndërruari se ku duan të udhëtojnë nesër.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By