Up next

Online apo fizikisht? PS-PD përplasen edhe te Siguria

3 Shikime· 28 Sep 2021
Gazeta Si
Gazeta Si
5 subscribers
0
In Lajme

⁣E njëjta situatë ndodhi edhe në Komisionin e Sigurisë, ku deputetët e opozitës u paraqitën fizikisht në sallë dhe i propozuan kryetarit të këtij Komisioni, Nasip Naço një minutë heshtje në nderim të efektivit të policisë të rënë në Lezhë.

“Vendimi i Konferencës së Kryetarëve thotë këtë gjë: Vendimet, mbledhjet e komisioneve merren online, por kur kushtet janë dhe në raste të jashtëzakonshme ato zhvillohen edhe fizikisht. Po a ka mbledhje që është në raste të jashtëzakonshme siç është edhe ky i sotmi për ngjarjen fatkeqe që ka ndodhur?”, tha deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj.

PD tha se në Komisionin e Sigurisë, opozitës nuk iu lejua pjesëmarrja fizike dhe nuk iu dha fjala, ndërkohë që maxhoranca refuzoi kërkesën e PD për të mbajtur 1 minutë heshtje për policin e vrarë në krye të detyrës në Lezhë.

“Kjo është frikë nga opozita, kjo është frikë nga parlamentarizmi, ne e kemi bërë me dije gjithmonë, Edi Rama e urren parlamentarizmin. Edi Rama e urren vlerat që përcjell parlamentarizmi, ndaj po bën gjithçka që t’i mbyllë zërin opozitës dhe parlamentarizmit. Opozita është e vendosur që të ndjekë të gjitha hapat për të rikthyer legjitimitetin këtij parlamenti, për t’i rikthyer debatin, diskutimin në parlament dhe për t’u përballur me regjimin që sot është në karrike falë masakrës zgjedhore që ka zhvilluar. Ne do të bëjmë gjithçka që të kthehet parlamentarizmi. Parlamentarizmi është vrarë. Të gjitha hap pas hapi, asgjë nuk bëhet të gjitha bashkë”, deklaroi nënkryetari demokrat i këtij Komisioni, Flamur Noka.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next