Up next


Ministrja Shahini akuzon: Pas protestës së maturantëve struktura të opozitës

5 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 14 Jun 2020 / In Lajme

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka reaguar në lidhje me protestat e maturantëve dhe debatin e shkaktuar për testin e provimeve të Gjuhë-Letërsisë. Shahini vlerëson se çështja është politizuar skajshmërisht.

Sipas ministres, në protestën e së premtes poshtë zyrës së saj nuk morën pjesë vetëm maturantë.

“Me sa pashë të premten para Ministrisë kishte studentë të vitit të fundit në universitet, pjesë e strukturave të partive opozitare, të cilët e kanë bërë Maturën Shtetërore para 7-8 viteve, shumë para se të futej në funksion kurrikula e re. Kam parë gjithashtu dje që para Ministrisë kishte dalë një burrë, i cili kishte sharë e ofenduar duke përdorur fjalët më të këqija të mundshme. Unë jam e bindur që maturantët tanë nuk identifikohen me këta persona”, deklaroi Shahini.

Ministrja deklaron se Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe Komiteti i Maturës Shtetërore kanë adresuar të gjitha shqetësimet që janë ngritur nga nxënës dhe mësuar për mënyrën se si është zhvilluar matura shtetërore këtë javë dhe për dy provimet që do të zhvillohen javën tjetër.

Shahini ndan bindjen se “provimet kombëtare nuk penalizojnë nxënësit”, por janë projektuar që të matin jo vetëm njohuritë e nxënësve, por dhe aftësitë që ata kanë për të aplikuar këto njohuri në jetë apo në punë.

“Këtë e bën pikërisht testi PISA, që është standardi i vlerësimeve për nxënësit dhe mat aftësitë e nxënësve për të aplikuar njohuritë e tyre”, u shpreh ajo.

Për këtë arsye, Ministrja e Arsimit kërkon hapjen e një debati nga ekspertët dhe jo nga politika për mënyrën se si po zhvillohet gjuha shqipe

“Një debat tjetër, që unë besoj duhet të ndodhë është i domosdoshëm, jo nga politikanët, por ekspertët e fushës, është debati për mënyrën se si po zhvillohet gjuha shqipe, se si po zgjerohet ajo, se si po zhvillohet letërsia shqipe dhe se si po u mësohet gjuha dhe letërsia shqipe nxënësve në shkollat tona. Ky është një debat që duhet të ndodhë nga njerëz që e njohin gjuhën shqipe kanë studiuar letërsinë, por e njohin edhe shkollën, e njohin edhe universitetin. Pra, janë njerëz të fushës që dinë ta adresojnë këtë çështje në një mënyrë produktive, që mund ta përkthejmë pastaj në politika arsimore”, vijoi ministrja në një mesazh përmes rrjeteve sociale.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next