Up next


Meta përplaset fizikisht me policinë bashkiake për zyrat e FRD-së

20 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 12 Mar 2021 / In Lajme

⁣Përpjekjet e Bashkisë së Tiranës për të marrë zyrat e Frymës së Re Demokratike hasën në një rezistencë të papritur; përballë Policisë Bashkiake u vendos fizikisht as më pak dhe as më shumë, por vetë Presidenti i Republikës.

Ilir Meta, i shoqëruar nga këshilltarë të tij është shfaqur befasisht tek zyrat e kësaj partie. Në derë që e priste nuk gjeti vetëm kryetarin e FRD-së, Sali Shehun, por edhe punonjës të policisë bashkiake, që prej orëve të paradites kishin bllokuar hyrjen e drejtuesve të FRD-së në katin e tretë të godinës, aty ku kanë zyrat.

Përballë kamerave, Meta u kërkon policëve bashkiakë që t’i hapin rrugën e të lirojnë godinën, madje duke i paralajmëruar se në të kundërt “do t’iu çoj me duart e mia në burg”. Pas momentesh tensionesh e shtyrjesh fizike mes punonjësve të bashkisë nga njëra anë me shoqëruesit e Presidentit dhe drejtuesit e FRD-së nga ana tjetër, Ilir Meta ka ndërhyrë personalisht.

Duke u bërtitur, Presidenti u është drejtuar fizikisht me thirrjet: Dilni përjashta! Përjashta të gjithë! Sipas Metës, vendimi i Policisë Bashkiake në kryeqytet, është i paligjshëm dhe ka prapavijë politike.

“E konsideroj si një përpjekje për grusht shteti. T’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD dhe partitë e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje, t’i sjellësh një shkresë të tillë që nuk ka as vulë, as emër titullari për të mbajtur përgjegjësi nesër, të bërë me vrap e nxitim vetëm për të dhunuar fizikisht, por edhe psikologjikisht çdo forcë opozitare”.

Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i kërkoi të heqë dorë nga veprime të tilla, policisë së Shtetit dhe asaj bashkiake që të respektojnë ligjin, pasi do të përfundojnë “nën këmbët e popullit si policët e Mubarakut”, ndërsa një thirrje e pati edhe për Lulzim Bashën.

“I bëj thirrje të gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës. Do të jetë vonë edhe për të jo vetëm për qytetarët në rast se do të tolerojë partinë bandë”, tha Meta.

Kryetari i FRD-së, Sali Shehu tha se Policia Bashkiake u ka ndaluar hyrjen në këtë godinë me argumentin se është e amortizuar, por sipas tij kjo është një goditje politike në mes të fushatës. Shehu shprehet se do të bëjë kallëzim për Bashkinë e Tiranës dhe Policinë Bashkiake.

Kjo seli ka qenë e PD-së, e cila në prill të 2016, siç është shprehur Shehu, i ka kaluar me ligj FRD-së.

Më herët, Bashkia e Tiranës shpjegoi përmes një letre dërguar kreut të partisë, Sali Shehu që më 3 mars, se duhen liruar zyrat për të bërë ndërhyrje me qëllim mirëmbajtjen, pasi hapësira është pronë e saj.

Më herët, Bashkia e Tiranës shpjegoi përmes një letre, dërguar kreut të partisë, Sali Shehu, se duhen liruar zyrat për të bërë ndërhyrje me qëllim mirëmbajtjen, pasi hapësira është pronë e saj.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next