Up next

⁣Meta i bindur se nuk shkarkohet: Mbyll mandatin në 2022, nuk më shqetësojnë çështje që s’ekzistojnë

23 Shikime· 06/04/21
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Presidenti Ilir Meta këmbëngul se nuk ka një çështje hetimore ndaj tij nga Kuvendit dhe deklaratën e ka bërë pesë ditë para se deputetët të thirren në seancë plenare për të miratuar, ose rrëzuar raportin e Komisionit Hetimor që propozon shkarkimin e tij.

Meta foli nga fshati Shijon i Elbasanit, ku besimtarët festuan Ditën e Shën Joanit. Këtu Presidenti u pyet nëse u lut për të mos u shkarkuar.

“Nuk ekziston asnjë lutje e tillë. Lutja është Zoti t’i falë për ata që nuk dinë se çfarë bëjnë dhe t’i udhëheqë të gjithë në rrugën e së drejtës së përbashkët”, tha Meta.

Presidenti u shpreh se do të vijojë të ushtrojë detyrën e tij deri në fund të mandatit.

“Kjo tema e shkarkimit pas 25 prillit ku është konfirmuar gjithçka nga ato që Presidenti tha përpara 25 prillit dhe u tregua qartë që Kuvendi ishte antikushtetues dhe është akoma më shumë antikushtetues tani. Nuk kam asnjë shqetësim të tillë”, tha ai.

Mediat i ftoi që sipas tij, të merren me çështje më serioze.

“Serioze është hetimi i krimeve zgjedhore, para, gjatë dhe pas 25 prillit. Kjo është çështja më e rëndësishme për të gjithë, sepse në një vend demokratik qytetarët duhet të jenë të sigurtë që të jenë të barabartë para ligjit. Vota nuk është e barabartë kur dikush voton disa herë dhe një tjetër i ndalohet me akt normativ e drejta kushtetuese dhe dikujt tjetër i bëhet vota e pavlefshme, kjo është çështja më e rëndësishme”, tha Meta.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next