Up next

Makina e djegur e dyshuar e autorëve

7 Shikime· 22 Jul 2022
Gazeta Si
Gazeta Si
5 subscribers
0
In Other

⁣Tronditet Miloti. Dy persona janë qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qendër të këtij qyteti. Njëri prej tyre, Klisman Preçi, 28 vjeç, ka ndërruar jetë, teksa po transportohej për në spital.
I plagosur rëndë ka mbetur shtetasi Ylli Brahimi, i cili është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë. Preçi dhe Brahimi janë qëlluar nga persona ende të paidentifikuar nga një automjet ⁣Janë të dy persona me precedentë të mëparshëm penalë. Ndaj të dyve janë bërë atentate edhe më parë. Policia ndodhet në vendgjarje dhe ka nisur hetimin për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Makina tip "Landrover", me të cilën udhëtonin Preçi dhe Brahimi, ndodhet ende aty, pasi po bëhet ekspertiza.
Në fshatin Gramze të Krujës ndërkohë është gjetur një automjet tip "Audi" duke u djegur, që dyshet se mund të jetë i atentatorëve. Brenda saj është gjetur një armë automatike e llojit kallashnikov..
⁣Burime të policisë dhe prokuroria bëjnë me dije se viktima ka udhëtuar me automjetin e tij. Ka mbërritur në oborrin e banesës së Ylli Brahimit, dhe në momentin kur janë takuar tek automjeti janë gjendur në breshëri kallashnikovi nga një tjetër automjet që është larguar me shpejtësi. Policia dhe prokuroria ka dyshime se viktima është ndjekur nga atentatorët që nga momentin kur ka dalë nga banesa e tij edhe ka rënë pre e këtij atentati. Brahimi i cili i ka mbijetuar një tjetër atentati në vitin 2021 ku u qëllua me breshëri rreth 15 plumba nga një motor nga dy persona të maskuar, Brahimi rezulton të ketë dhe njohje shumë të afërta me Bujar Likën, i ekzekutuar në autostradë në afërsi të Laçit ku mbeti i vrarë edhe biznesmeni Paulin Gjergji Marku. Kjo njohje me Bujar Likën një tjetër pistë e re ku po heton policia dhe prokuroria. Besohet se kohët e fundit përpara se ti mbijetonte atentatit në maj të këtij viti ka pasur një konflikt me një biznesmen të njohur nga zona e Burrelit, pra është edhe kjo duke u hetuar. Duke zhdukur provat dhe përmes korrupsionit ia kanë arritur t’ja hedhin drejtësisë. Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi janë personazhe të njohur botës së krimit

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next