Lleshaj mbron policinë: Një episod s’mbulon histerinë e zjarrit real e verbal ndaj institucioneve
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj mbrojti punën e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës në përballimin e protestës së mbrëmjes së të shtunës të thirrur nga opozita. Ai tha se falë profesionalizmit dhe durimit, forcat e sigurisë ja dolën mbanë që të mbrojnë institucionet dhe rendin kushtetues. Lleshaj pranoi se arrestimi me forcë i Sait Dollapit ishte i gabuar, por e cilësoi episod prej pak sekondash humbjeje durimi që nuk mund të mbulojë histerinë e zjarrit real dhe verbal që u derdh mbi institucionet dhe forcat e rendit.
Për organizatorët e protestës, ministri i Brendshëm tha se janë të njëjtët autorë të dhunës ndaj institucioneve dhe qytetarëve në vitet 1997, 1998 dhe në 2011, duke kujtuar trazirat e ’97, grushtin e shtetit të 1998 dhe vrasjen e katër protestuesve më 21 janar para Kryeministrisë në 2011.