KAS hap kutitë në Berat, refuzohet kërkesa e PD për prova shtesë

10 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 15 May 2021 / In Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi hapjen e 24 kutive të votimit dhe të administrojë si prova materiale listën e zgjedhësve që kanë votuar më 25 prill, procesverbalet e qendrave të votimit dhe të numërimit dhe raportet e pajisjes së identifikimit elektronik në disa qendra votimi, para vendimmarrjes për kërkesën e PD dhe LSI për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Qarkun e Beratit.

Vendimi për administrimin e këtyre materialeve si prova u komunikua këtë të shtunë nga relatori Elvis Çefa. Materialet e kërkuara do të administrohen nga KAS dhe hapen ditën e hënë në sy të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste, si palë e interesuar.

Në lidhje me administrimin e të dhënave të kryeqëzuara nga pajisjet e identifikimit elektronik, nuk ka pasur dakordësi në KAS dhe kërkesa është bërë vetëm nga dy anëtarët Elvis Çefa dhe Ledio Braho.

KAS ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për mbledhjen e provave shtesë nga ana e institucioneve shtetërore, përfshirë këtu SPAK, për pretendimet e ngritura në lidhje me shit-blerjen e votës, legalizimet, asistencën sociale, fondet e tërmetit e të tjera problematika, që opozita thotë se ka identifikuar në këtë proces zgjedhor.

Më shumë
0 Komente sort Sort By