Hipopotami “mistrec” merr një mësim të mirë nga rinocerontët
Pas elefantit, rinocerontët dhe hipopotami janë dy kafshët më të mëdha të botës së egër. Çfarë ndodh kur këto dy kafshë takojnë njëra-tjetrën?
Një video e filmuar në Parkun Kruger në Afrikën e Jugut tregon një hipopotam “mistrec”, që pasi shqetëson një familje rinocerontësh largohet prej andej me një një mësim të mirë të marrë prej tyre.
Hipopotamët e kalojnë pjesën më të madhe të ditës në ujë, ndërsa natën e shfyrtëzojnë për t’u ushqyer duke dalë nga uji, por jo më larg se 4 kilometra. Ata qëndrojnë nga katër deri në gjashtë orë në tokë duke u ushqyer me bar. Në 24 orë, një hipopotam ka nevojë mesatarisht për 40 kilogram ushqim. Përgjithësisht, ata janë barngrënës, por hera-herës janë filmuar edhe duke ngrënë mish, kryesisht antilope. Biologët thonë se aparati i tyre tretës nuk është i ndërtuar për të qenë edhe bar edhe mishngrënës dhe e lidhin këtë sjellje të tyre me stresin dhe mungesën e ushqimit natyral të tyre.
Ndërkohë, rinocerontët janë vetëm barngrenës. Për shkak të shikimit të kufizuar natën, ata qëndrojnë në tufa për t’u mbrojtur ndaj rreziqeve. 14-18 orë në një cikël ditë-nate, ata i kalojnë duke konsumuar ushqim. Mesatarisht u duhen 45 kilogram për 24 orë.