⁣Hidhet shorti për KED 2021, Xhaferllari zgjidhet nga Kushtetuesja

16 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 04 Dec 2020 / In Lajme

Presidenca hodhi në mungesë të Presidentit Ilir Meta shortin për anëtarët e rinj të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, një ditë para se t’i përfundojë afati i përcaktuar në kuadër të reformës në drejtësi.

Shorti u drejtua nga Këshilltari Juridik i Presidentit, Bledar Dervishaj, ndërsa në sallë ishte i pranishëm, Edmond Panariti, i emëruar pak ditë më parë si shef kabineti nga Presidenti Ilir Meta.

Nga Gjykata Kushtetuese, kandidatët për dy vende anëtar të KED ishin katër gjyqtaret Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji dhe kryetarja aktuale e këtij institucioni, Vitore Tusha.

Shorti përcaktoi si anëtare Marsida Xhaferllarin dhe Elsa Toskën dhe si anëtare zëvendësuese, Fiona Papajorgjin.

Ervin Pupe, Ilir Panda dhe Sokol Sadushi ishin kandidaturat nga Gjykata e Lartë për një vend anëtar që që i takon kësaj trupe në KED, mes të cilëve njëri, sipas përcaktimeve kushtetuese duhet të zgjidhet edhe kryetar.

Goglat zgjodhën Ervin Pupen si anëtar dhe Ilir Pandan si anëtar zëvendësues. Prej 1 janarit, përveç postit të anëtarit, Pupe do të drejtojë KED-në.

Nga Prokuroria e Përgjithshme, kandidatët për një vend anëtar ishin Olsian Çela, Adnan Xholi, Alfred Progonati, Alma Muça, Anila Leka, Kudusi Shahu, Kujtim Luli, Sokol Stojani dhe Thoma Jano. Gogla zgjodhi prokurorin Adnan Xholi si anëtar dhe Kujtim Lulin si anëtar zëvendësues.

Nga Gjykatat e Apelit ishin 36 kandidatura në garë për dy vende anëtare të KED-së. Në fund, shorti zgjodhi gjyqtarin Astrit Kalaja dhe gjyqtaren Elona Toro. Anëtar zëvendësues u zgjodh gjyqtarja Zegjine Sollaku.

Kandidatët për dy vënde anëtare nga Prokuroritë e Apelit ishin nëntë. Pas hedhjes së shortit u zgjodhën anëtarë prokurorët Gjon Fusha dhe Genti Xholi. Anëtar zëvendësues u zgjodh Kleant Zeka.

Nga Gjykatat Administrative në garë morën pjesë 28 kandidatë për një vend anëtar dhe një anëtar zëvendësues. Shorti zgjodhi Rilinda Selimin si anëtare dhe Gentiana Xhelilin si anëtare zëvendësuese.

Emrat që u përzgjidhen nga goglat do ta marrin zyrtarisht detyrën më 1 janar 2021 dhe përfundojnë atë më 31 dhjetor 2021.

Shorti u hodh në një kohë që KED-së aktuale i është vënë nga ana e Ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim data 31 dhjetor 2020 si afati i fundit për përzgjedhjen e dy anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese, që do të plotësonin kuorumit e nevojshëm për vendimmarrje të saj.

Më shumë
0 Komente sort Sort By