Hapet qendra ndërkombëtare e studimit dhe mbrojtjes së Vjosës
Në Tepelenë është ngritur qendra kërkimore ndërkombëtare “Vjosa Research Center Fritz Schiemer”, që synon të ndërgjegjësojë dhe promovojë ruajtjen e atij që konsiderohet lumi i fundit i egër i Europës.
Qendra do të mbajë emrin e profesorit austriak, Fritz Schiemer për ndër të kontributit të dhënë prej tij për promovimin dhe ruajtjen e vlerave të rralla natyrore të këtij lumi.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj qendre morën pjesë Presidenti Ilir Meta, vetë profesori austriak, Fritz Schiemer, kryetari i Bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi, studiues, ambientalistë dhe aktivistë që janë rreshtuar kundër ndërtimit të HEC-eve në këtë lum.
Qëndra do të shërbejë edhe për studentët shqiptarë dhe të huaj si laborator studimi dhe është e pajisur edhe me dhoma fjetjeje.
Aktualisht, gazeta “Si” mëson se ka disa projekte ndërkombëtare, kryesisht austriake dhe nga universitete dhe qëndra kërkimore të huaja, por që kanë mbetur pezull për shkak të pandemisë së koronavirusit.