Up next

Fotot e udhëheqësve të MEK digjen 'shqip', por dyshohet se autorët janë agjentë iranianë

15 Shikime· 09 Aug 2022
Gazeta Si
Gazeta Si
5 subscribers
0
In Other

⁣Hakerat e Homeland Justice, të cilët kanë marrë përsipër sulmin ndaj sistemeve qeveritare shqiptare të disa ditëve më parë kanë publikuar një seri videosh, të cilat shfaqen persona duke djegur fotografitë e udhëheqësve të muxhahedinëve.

Qytetarët në këto video pretendohet se janë shqiptarë, por me shumë mundësi nga mënyra se si e flasin shqipen dyshimet janë se personat që djegin këto fotografi janë agjentë iranianë.

“Ata janë terroriste, ik nga Shqipëria! Nuk dua Shqipëria”, thuhet në njërën prej këtyre videove të postuara nga Homeland Justice.

Shqipja e cunguar e personit në fjalë si dhe zëri i modifikuar sugjeron se ai nuk është shtetas shqiptar, por me shumë mundësi agjent iranian i infiltruar në vendin tonë për të goditur opozitën iraniane.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next