Up next

⁣Erdogan “habitet” me skulpturën e Ramës, Kryeministri: Jam artist serioz unë! (video)

2 Shikime· 18 Jan 2022
Gazeta Si
Gazeta Si
5 subscribers
0
In Other

Mes agjendës së ngjeshur të vizitës së Presidentit Erdogan në Shqipëri, Kryeministri Edi Rama i shkëputi pak minuta kohë për t’i dhuruar një punim artistik të punuar nga vetë ai.

“E kam bërë vetë me këto dy duar”, i thotë Rama Erdogan.

Kryeministri ka hedhur në rrjetet sociale një video të shkurtër nga momenti i dorëzimit të veprës te Presidenti turk. Erdogan shfaqet i habitur dhe i drejtohet përkthyesit që ta pyesë nëse e ka bërë vetë Rama vërtet atë?

“Jam artist serioz unë! Si...!”, i përgjigjet Rama.

Më pas, Kryeministri i kërkon që ta ruajë veprën në shtëpi duke i thënë se ka vënë re që Zonja e Parë e Turqisë, bashkëshortja e Erdogan e kupton më mirë artin e tij se sa Presidenti turk.

“Do ta mbaj dhe ta ruaj në vendin më të mirë”, i thotë Erdogan.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next