Up next


⁣Energji e infrastrukturë, Rama: 10 mld euro investime në 4 vite

13 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 14 Apr 2021 / In Lajme

Mes investimeve të planifikuara për vepra madhore në infrastrukturë dhe energji dhe investimeve të huaja vjetore në vend, Kryeministri Edi Rama thotë se nëse e merr mandatin e tretë, Qeveria do të ketë të paktën 10 miliardë euro për të investuar.

Nga takimi që pati me qytetarët e Peshkopisë, Rama renditi një sërë projektesh në energji dhe infrastrukturë. Si fillim u ndal te Hidrocentrali i Skavicës, ndërtimin e të cilit Qeveria ja ka besuar kompanisë amerikane Bechtel. Kryeministri premtoi se të gjithë ata që preken nga realizimi i kësaj vepre madhore do të kompensohen në masë 100 për qind.

Skavica, tha Rama, së bashku me TEC-in e Vlorës dhe dy parqet e energjisë diellore në Karavasta dhe Durrës, e të fituara nga kompania franceze Voltalia do të mundësojnë që Shqipëria të mos importojë asnjë cent energji elektrike, por vetëm ta eksportojë atë.

Sa për infrastrukturën, Rama përmendi Rrugën Milot-Fier, Tunelin e Llogarasë, ByPass-in e Tiranës, atë të Elbasanit, rrugën Muriqan-Milot e të tjera. Në të total, vlera e këtyre investimeve në energji dhe infrastrukturë shkon në rreth 6.7 miliardë euro, ndërsa duke përllogaritur se në vend hyjnë rreth 1 mld euro investime të huaja në vit, Rama thotë se për 4 vitet e ardhshme do të jenë të paktën 10 mld euro.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next