Gazeta Si
Gazeta Si 26 Nov 2019
0

Up next

kulla durres.mp4
21 May 2020
kulla durres.mp4
Gazeta Si · 4 Shikime

Drama e tërmetit, e mitura nxirret e pajetë nga rrënojat e pallatit në Durrës

6 Shikime
In Lajme

Fillimisht banorët e më vonë edhe forcat e policisë dhe grupet e emergjencës e humbën betejën me kohën për të nxjerrë një 2-vjeçare të gjallë nga rrënojat e një pallati të shembur në Lagjen Nr.18 të qytetit të Durrësit.

Beteja me kohën nisi pak minuta pas rënies së tërmetit me fuqi 6.4 Rihter. Por, për orë më radhë as qytetarët dhe as grupet e emergjencës nuk kishin me vete pajisje termike për të identifikuar pozicionin e personave nën rrënoja dhe as qen për të nuhatur personat që kërkonin ndihmë.

Pas mesditës në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e ushtrisë me pajisje termike si dhe qen nuhatës. Nga ky moment nuk u desh shumë që të identifikohej pozicioni i 35-vjeçares Diena Meçja, së bashku me vajzën e saj. Fatkeqësisht, grupet e shpëtimit kanë nxjerrë të pajetë vogëlushen, ndërkohë që 35-vjeçarja është ende nën rrënoja dhe grupet e shpëtimit po vazhdojnë punën për nxjerrjen e saj.

Diena ishte larguar nga shtëpia e saj pas lëkundjes së tërmetit që ra rreth orës 3:00 të natës dhe ishte vendosur tek shtëpia e babait të saj, Ajetit. Por, këtu tërmeti i dytë ka qenë fatal. Godina është shembur plotësisht. Vetë Ajet Meçja ka dalë nga rrënojat me plagë të lehta rreth 10 minuta pas rënies së tërmetit dhe menjëherë ka kërkuar ndihmë për vajzën dhe mbesën e tij.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next

kulla durres.mp4
21 May 2020
kulla durres.mp4
Gazeta Si · 4 Shikime