Up next

“Dita pa trafik”, në Madrid makinat zëvendësohen nga delet

36 Shikime· 10/21/19
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Delet zëvendësuan makinat në “Ditën pa trafik” në Madrid të Spanjës. Të dielën e 20 tetorit, tufat e bagëtive kaluan përmes kryeqytetit spanjoll për të respektuar traditën duke ndjekur rrugën e vjetër të migrimit të bagëtive nga veriu në jug.

Në kohët moderne, parakalimi nisi në vitin 1994, por ai daton qindra vite më parë dhe është e njëjta rrugë që barinjtë kanë përdorur ndër shekuj për të zhvendosur në dimër tufat e bagëtive nga veriu me stinë të ashpër, në jugun me stinë më të butë.

Shekuj më parë, rruga kalonte përmes një fshati të vogël, që nuk dallohej nga zonat e tjera të vendit. Por sot, ky fshat është shndërruar në kryeqytet dhe rruga e përshkron mespërmes qëndrën historike të këtij kryeqyteti.

Në fillim të viteve 1400, kur Madridi po merrte trajtat e një qendre me peshë në Europë, barinjtë nuk u lejuan që të kalonin përmes. Kjo shkaktoi revoltën e tyre, që çoi në zgjidhjen e problemit përmes marrëveshjes së nënshkruar në vitin 1418 me Këshillin e qytetit. Në këmbim të përdorimit të rrugës, barinjtë paguanin 50 maravidis, monedha mesjetare e Spanjës, për 1 mijë dele. Kjo shifër paguhet ende sot, por në formë simbolike.

Këtë vit, rruga u përshkua nga 2 mijë kokë dele, ndërsa parada u ndoq nga mijëra qytetarë kuriozë, që dolën në rrugë me aparate fotografike dhe telefonë.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next