Up next

Di Maio pret mjekët e infermierët shqiptarë dhe thumbon BE: Shembull si ndihmohen popujt

25 Shikime· 03/28/20
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio priti vetë personalisht në aeroportin e Romës 30 mjekë dhe infermierët shqiptarë që u nisën këtë të shtunë për të ndihmuar Italianë e gjunjëzuar nga pandemia e koronavirusit.

Kryediplomati italian shfrytëzoi këtë rast për të treguar mbështetjen italiane se përse Shqipëria duhet të hyjë sa më parë në Bashkimin Europian dhe për të thumbuar vende të BE-së, ndihma e të cilave ka qenë e vakët, e vonuar, madje edhe ka munguar fare në drejtim të Italisë.

“Është një tjetër arsye se përse Shqipëria duhet të hyjë sa më parë në Bashkimin Europian. Shpirti i tyre i solidaritetit dhe i ndihmës që po tregojnë me këta persona janë pikërisht ato vlera të përbashkëta që bënë lindjen e Bashkimit Europian. Ndoshta, populli shqiptar po u kujton shumë popujve të BE-së këto vlera në këtë këtë moment vështirësie”, deklaroi ministri i Jashtëm italian.

30 mjekët dhe infermierët shqiptarë u nisën drejt Italisë sipas një marrëveshjeje të nënshkruar mes Di Maios dhe Edi Ramës. Stafi mjekësor do të zhvendoset në Lompardi për të ndihmuar kolegët italianë në përballimin e fluksit të pacientëve të infektuar me koronavirus, ndërsa pagesa e tyre do të kryhet nga shtetit shqiptar, ku 3 mijë euro është paga për mjekët dhe 2500 euro për infermierët.

Kryeministri Edi Rama e përcolli personalisht këtë grup mjekësor në aeroportin e Rinasit. Në fjalën e rastit ai tha se Shqipëria nuk mund të qëndrojë duarkryq dhe të mbajë forca rezervë, ndërkohë që Italia ka nevojë për ndihmë.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next