Deti “gëlltit” tokën me 8 banesa në Norvegji
Deti përpiu një masiv theu dhe tetë banesa në një rajon verior të Norvegjisë, fatmirësisht pa shkaktuar asnjë viktimë.
Fenomeni jo fort i rrallë në këtë zona norvegjeze ka ndodhur në rajonin Alta dhe është filmuar në kamera nga një banor lokal.
Nga pamjet që po shpërndahen në internet shihet masivi i tokës rreth 800 metra i gjatë dhe 40 metra thellësi që gëlltitet lehtësisht nga uji i detit dhe bashkë me të shkatërrohen edhe tetë shtëpi.
Autoritetet thonë se deri më tani nuk ka raportime për të vdekur, pasi shtëpitë shërbenin kryesisht si shtëpi pushimi në periudhën e verës, që në këtë sezon, falë edhe kufizimeve të lëvizjes për shkak të pandemisë ishin bosh.
I vetmi banorë që shquhet me vështirësi në video është një qen, që tërhiqet brenda në ujë, por që fatmirësisht ja arrin që të dalë me not sërish në breg.