⁣Demokratët zgjedhin kryetarin e ri, votohet në 76 qendra

7 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 13 Jun 2021 / In Lajme

Anëtarësia e Partisë Demokratike vendos sot për kryetarin e ri të opozitës, ku Lulzim Basha sfidohet nga Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi.

Në total janë rreth 75 mijë anëtarë me të drejtë vote. Mund të votojnë vetëm personat që kanë kartë anëtarësie. Të përjashtuar nga vota janë anëtarët e partisë, që sipas kryetarit të Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana kanë bërë fushatë haptas për partitë e tjera në zgjedhjet e 25 prillit, ndonëse ata rezultojnë anëtarë të PD. Ata që nuk kanë emrat në lista, por kanë një karta anëtarësie të vlefshme do të lejohen që të votojnë.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 8:00 dhe mbyllen në orën 19:00. Në të gjithë vendin janë 76 qendra të tilla.

Lulzim Basha kërkon konfirmimin duke e vlerësuar 25 prillin si test të kaluar me sukses, ku pavarësisht asaj që e quan "masakër elektorale" PD u rrit.

Shehaj, Kadilli dhe Harxhi nga ana tjetër kërkojnë largimin e tij duke e akuzuar se ka dështuar dhe se s'mund ta sjellë dot PD në pushtet përballë Ramës.

Rezultati pritet që të dalë brenda orës 08:00 të së hënës.

Më shumë
0 Komente sort Sort By