⁣Debate në KAS, Rusmajli përplaset me përfaqësuesin e PD

12 Shikime· 14 May 2021
Gazeta Si
Gazeta Si
5 subscribers
0
In Lajme

Mbledhja e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve për të shqyrtuar kërkesat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Qarkun e Beratit nuk kaloi pa debate.

Kërkesat për pavlefshmëri, PD e LSI i kanë shoqëruar me kërkesën për tërheqjen e provave Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Policia e Shtetit, policia kufitare dhe institucione të tjera shtetërore.

Mbledhja është shoqëruar me debat mes përfaqësuesit ligjor të PD, Marash Logu dhe anëtarit të KAS, Ilir Rusmajli.

Rusmajli kërkoi nga përfaqësuesi demokrat nëse opozita dispononte raste konkrete të shit-blerjes së votave dhe nëse po, sa raste? Raste të votimit të më shumë se një herë të një personi, numrin e personave në Qarkun e Beratit që u cenohej e drejta e votës nga vendimi për karantinim dhe ai që u ndalonte votimin personave të infektuar e të tjera.

PD u mbrojt duke deklaruar se për sigurimin e këtyre provave më konkrete i kishte kërkuar KAS marrjen e informacioneve nga institucionet shtetërore përgjegjëse. Gjatë shqyrtimit të kërkesave të ngjashme për Qarkun e Gjirokastrës, KAS rrëzoi PD e LSI për mbledhje prova shtesë nga institucionet shtetërore.

Partia Socialiste, si palë e interesuar në këto ankimime të PD e LSI dorëzoi në KAS një dosje, në të cilën, sië tha përfaqësuesi ligjor i saj, Eridjan Salianji provojnë se pretendimet e opozitës rrëzohen.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By