Ceremonia e ngritjes së Flamurit në Vlorë

12 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 28 Nov 2020 / In Lajme

⁣Shqipëria feston për të dytin vit me radhë në kushte aspak të zakonta Ditën e Flamurit. Nëse një vit më parë, vendi ishte në zi kombëtare pas tërmetit të 26 nëntorit që la pas 51 të vdekur dhe mbi 900 të tjerë të plagosur, këtë vit është pandemia e Covid.
Ceremonitë e bujshme zyrtare dhe festimet mungojnë për shkak të masave të vendosura kundër përhapjes së koronavirusit, mes të cilave edhe ajo e ndalimit të grumbullimit të më shumë se 10 personave, si në ambientet të mbyllura, ashtu edhe në ambientet e hapura.
Për këtë arsye, mesazhi i përçuar nga ministrja e Shëndetësisë ishte kujdesi dhe respektimi i masave parandaluese anti-Covid.
“Patriot është ai që qëndron në shtëpi dhe mbron familjen nga infektimi”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Më shumë
0 Komente sort Sort By