Gazeta Si
Gazeta Si 26 May 2020
0

Up next

PD me platformë anti-Covid-19, Basha: Shëndetësia drejt kolapsit
23 Sep 2020
PD me platformë anti-Covid-19, Basha: Shëndetësia drejt kolapsit
Gazeta Si · 1 Shikime

Basha në ish-Bllok: Edhe këtu e njëjta gjë! Pak aktivitet

4 Shikime
In Lajme

Lulzim Basha e nisi ditën me vëzhgimin në terren të gjendjes së bizneseve. Këtë të martë ai u ndal në njësinë bashkiake numër 5 në Tiranë, një prej zonave me aktivitetet më të dendura në kryeqytet.

Përmes një videomesazhi të shkurtër të publikuar prej tij në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike flet për një situatë të zbehtë, me pak lëvizje të njerëzve dhe me biznese në vështirësi për shkak të mungesës së klientelës.

Një ditë më parë, kreu i PD-së u ndal në njësinë bashkiake numër 3, ku në takimet që pati me pronarë të bizneseve të vogla, këta të fundit janë shprehur se ndihma financiare e Qeverisë është e pamjaftueshme, taksat janë rritur dhe faturat e ujit dhe energjisë elektrike po ashtu. Basha kërkoi rikthimin sa më parë tek normaliteti.

“Duhet t’i kthehemi një orë e më parë normalitetit dhe më e rëndësishmja është t’ju mbështesim ju, se po nuk mbështetëm biznesin do të shkatërrojmë ekonominë, do të shkatërrojmë gjithçka. Këta e kanë mendjen vetëm të zhvasin e të marrin, sikur nuk do të ketë të nesërme. Kështu që ne duhet të bëhemi të gjithë bashkë të mos e lejojmë këtë”, tha kreu i PD-së.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next

PD me platformë anti-Covid-19, Basha: Shëndetësia drejt kolapsit
23 Sep 2020
PD me platformë anti-Covid-19, Basha: Shëndetësia drejt kolapsit
Gazeta Si · 1 Shikime