Up next

⁣Balla kritikon Qeverinë: Nuk nxorri VKM-në për gjobat ndaj parave të padeklaruara që kapen në kufi

24 Shikime· 12/02/21
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Other

Mosnxjerrja e një VKM-je nga ana e Qeverisë i ka kushtuar buxhetit të shtetit humbjen e miliona eurove, që do t’i vilte në formën e gjobave ndaj individëve që kapen nën kufi me shuma parash të padeklaruara.

Kjo është kritika që adresoi ndaj Ministrisë së Financave kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Ai tha se ndryshimet e vitit 2019 në ligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit u përfshi një nen që parashikonte gjobitjen, por mosnxjerrja e VKM-së nga Qeveria që të parashikonte metodën e vjeljes së këtyre gjobave ka bërë që kjo pjesë e ligjit të mos zbatohet për dy vite me radhë.

“Dua t’i bëj një kritikë në tërësi Qeverisë. Ky Kuvend ka për detyrë që të miratojë ligje, aktet nënligjore i keni në dorë ju. Unë kam votuar në këtë sallë dhe kam mbajtur një fjalë në vitin 2019 kur kemi bërë ndryshimet në ligj dhe kemi futur në ligj parimin e gjobës. Nëse Luli me Toyota Yaris, siç thotë Saliu do të sillte 5 milionë, me parimin e gjobës që kemi futur, nëse persona që bënë fushatë në Laprakë për Partinë Demokratike, që ishin ata që transportuan paratë, duhet të paguanin deri në 50 për qind të shumës si gjobë. Por, ligji nuk zbatohet sepse Qeveria ende nuk ka nxjerrë aktet nënligjore”, tha Balla.

Ligji parashikon detyrimin e vetëdeklarimit në pikat kufitare për të gjitha shumat mbi 10 mijë euro dhe tre skenarë gjobitjeje në rastet kur qytetarët i shmangen këtij detyrimi.

Në skenarin e parë, për shumë nga 10 mijë deri në 19 mijë e 999 euro, gjoba minimale është parashikuar 20 mijë lek dhe nëse personi i kapur është përsëritës, 10 për qind të shumës së padeklaruar në rastin e dytë dhe 30 për qind të vlerës së padeklaruar në rastin e tretë.

Skenari i dytë përfshin shumat e fshehura në fashën 20 mijë deri në 49 mijë e 999 euro. Gjoba minimale në këto raste dyfishohet në 40 mijë lek nëse personi kapet për herë të parë. Nëse është përsëritës gjoba shkon në 20 për qind të vlerës së padeklaruar në rastin e dytë dhe 40 për qind të saj në rastin e tretë.

Skenari i tretë përfshin shumat mbi 50 mijë euro që nuk vetëdeklarohen në kufi. Gjoba minimale në këtë rast është 60 mijë lek dhe shkon nga 30 për qind deri në 50 për qind të vlerës së padeklaruar në rastet kur personi i kapur është përsëritës.

Por, mënyra e vjeljes së këtyre gjobave është përcaktuar në pikën e fundit të nenit 17 të këtij ligji, ku ngarkohet Këshilli i Ministrave për nxjerrjen e rregullave të hollësishme për mënyrën e zbatimit të këtij parashikimi.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next