Up next


⁣9 Maji, politika shqiptare uron Ditën e Europës

4 Shikime
Gazeta Si
0
Published on 09 May 2021 / In Lajme

Bashkimi Europian është e vetmja rrugë për Shqipërinë dhe kur vjen puna te integrimi, e gjithë politika shqiptare, të paktën publikisht është në një mendje.

E në Ditën e Europës, Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi kanë përcjellë mesazhe sipas këndvështrimit të tyre.

Presidenti thotë se ka ardhur koha që shqiptarët të heqin dorë nga “regjimet hibride”.

“Është koha të ndihmojmë qytetarët tanë dhe Shqipërinë të çlirohet nga çdo formë e regjimeve hibride, për të ecur më shpejt, pa pengesa artificiale, drejt çeljes së negociatave dhe anëtarësimit në Bashkimin Europian”, shkruan ai.

Meta ka një apel drejtuar të gjitha partive politike dhe udhëheqësve të tyre.

“Të mendojnë dhe të veprojnë për t'i dhënë forcë zërit të rinisë, duke iu garantuar mundësi të barabarta për të ndërtuar të ardhmen e sigurt europiane në Atdheun e tyre, për të ndalur njëherë e përgjithmonë atë, që me të drejtë Papa Françesku e ka cilësuar si "dimri demografik", dramën më të madhe të vendit”, u shpreh ai.

Kryeministri Edi Rama e përcolli urimin shkurtimisht përmes një videoje artistike me ngjyrat e flamurit të Bashkimit Europian.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi shprehet optimist se shumë shpejt edhe Shqipëria do të jetë pjesë e familjes europiane.

“Nuk do të jetë e largët dita kur kufijtë e Europës politike dhe Europës kulturore do të jenë një dhe do të afrohen me kufijtë natyrorë të saj. Është merita edhe e popujve tanë që Ballkani Perëndimor ka filluar të perceptohet si një vlerë e shtuar e Bashkimit Europian. Asimetria e shkallës së demokracisë midis Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor po ngushtohet ndjeshëm. Jam krenar që integrimi europian është fari që ndriçon Kuvendin e Shqipërisë dhe gjithë shqiptarët dhe që vendimi konsensual i Këshillit Europian për çeljen e negociatave u arrit gjatë shërbimit tim si Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë”, shkruan Ruçi.

Më shumë
0 Komente sort Sort By

Up next