Up next

⁣Videoja e hakerave: Fshihen serverat virtualë të AKSHI-t

45 Shikime· 07/25/22
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Other

Deklaratat e Qeverisë se të dhënat e qytetarëve nuk janë prekur nga sulmi kibernetik i para një jave vihen në dyshim nga një sërë publikimesh në rrjetet sociale nga disa llogari.

Postimet kryesore u bënë nga llogaria ‘Homeland Justice’ (Drejtësia për Atdheun), një grup hakerash pas të cilit, sipas postimeve dhe simbolit të shqiponjës që kap yllin e Davidit dyshohet se qëndron Irani.

Por, pak ditë pas sulmeve, Twitter e ka pezulluar këtë llogari për shkelje të rregullave të përdorimit të platformës sociale. Pezullimi dyshohet se është ndërmarrë nga kompania pas sinjalizimeve që janë dhënë nga pala shqiptare.

Megjithatë, mes gjurmëve të lëna pas është një video më pak se një minutë, ku pretendohet se hakerat kanë në dorë ata që njihen si servera virtualë të Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit.

Serverat virtualë të AKSHI-t janë të ndërtuar në bazë të programit kompjuterik të Microsoft, Hyper-V. Hyper-V u mundëson përdoruesve që të krijojnë mjedise kompjuterike virtuale dhe të menaxhojnë sisteme operimi të shumëfishta nga një server fizik i vetëm.

Në videon që qarkullon në Twitter shihen file (dosje) që dyshohet se i përkasin një morie institucionesh shtetërore e private shqiptare, që nga Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, te Drejtoria e Përgjithshme e Transporteve, ministritë e deri edhe të vetë AKSHI-t.

Po në të njëjtën video, pretendohet se hakerat, pasi i kanë fikur këta servera virtualë edhe i kanë fshirë tërësisht. Sipas hakerave, shërbimet e ofruara përmes këtyre serverave virtualë ende nuk janë rikthyer në funksion.

Megjithatë, në deklaratat e saj, Qeveria thotë se të dhënat e qytetarëve janë të sigurta dhe se sistemet kanë ‘back up’ dhe gjithçka mund të rekuperohet. Sipas deklaratave të Qeverisë dhe të AKSHI-t, sulmi kibernetik nuk e arriti qëllimin.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next