Rama: Programi i PD, piramidal
Kryeministri Edi Rama hoqi një paralele mes firmave piramidale të mesviteve ’90 dhe programit qeverisës të Partisë Demokratike.
Krahasimi u hoq gjatë një takimi elektoral që kryesocialisti zhvilloi në qytetin e Peshkopisë.
“Një farë Rrapush Xhaferri bridhte rrugëve të Shqipërisë me autokolona me makina, bori, me britma dhe ndalonte nëpër rrugë ku e prisnin me këngë e valle. U thoshte unë erdha ta bëj jetën fushë me lule...më jep një e të jap dy”, tha Rama.
Kryeministri njohu vështirësitë me të cilën përballet qytetarët shqiptarë, por tha se rruga e nisur nga qeveria e tij është e vetmja mundësi. Ai kërkoi mandatin e tretë duke renditur mes investimeve Rrugën e Arbrit, ndërsa premtoi se do të vazhdojë të nxisë agro-turizmin dhe biznesin e vogël.