Up next

⁣Rama: Gjyqtarë e prokurorë duan të rrëzojnë Qeverinë më 25 prill

38 Shikime· 01/21/21
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Lajme

Kryeministri Edi Rama akuzon se gjykatës dhe prokurorë të sistemit të drejtësisë po angazhohen që Qeveria e drejtuar prej tij të rrëzohet në zgjedhjet e 25 prillit.

Akuza u bë gjatë fjalimit të mbajtur në ceremoninë e përkujtimore të 10-vjetorit të vrasjes së katër protestuesve të 21 janarit 2011, ku Rama përsëriti zotimin se drejtësia për këtë ngjarje do të vihet në vend. Në lidhje me këtë ngjarje ka dy vendime të drejtësisë. Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të marrë në 2013-ën, që i shpallte të pafajshme ish-kreun e Gardës, Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo dhe vendimi i Gjykatës së Apelit që rrëzoi këtë vendim të shkallës së parë, por tha s vrasjet ishin nga pakujdesia.

“Drejtësia do të bëjë të sajën dhe ata të cilët i vranë për herë të dytë dhe i vranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me palë të treta të veshur në togën e zezë të gjykatësve, do të përgjigjen. do të përgjigjen siç do të përgjigjen të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që sot janë angazhuar fort për ta bërë 25 prillin një referendum kundër kësaj qeverie, bashkë me udhëheqësin e referendumit”, deklaroi Rama.

Kreu i Qeverisë nuk përmend emra sa gjyqtarësh e prokurorësh që akuzohet se shkalin statusin duke u përfshirë në fushata elektorale dhe as kush është udhëheqësi i referendumit. Por, thirrje drejtuar qytetarëve që 25 prillin ta shndërrojnë në një referendum ka bërë shpesh Presidenti Ilir Meta.

“Më 25 prill 2021 do të ketë një referendum mbarëkombëtar për të rrëzuar këtë sistem oligarkik, që kërkon t’i kthejë qytetarët shqiptarë në qenie pa vlerë, të pafuqishëm dhe të pambrojtur. Rivendosja e rendit kushtetues është e padiskutueshme”, thotë Presidenti.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next