Up next

⁣Drejtori i Fondacionit të Butrintit: Shqipëria, shtet artificial i krijuar pa shqiptarë

99 Shikime· 07/23/22
Gazeta Si
Gazeta Si
1 Subscribers
1
In Other

Kreu i Fondacionit që do të menaxhojë Butrintin, Richard Hodges gjatë një leksioni të mbajtur vite më parë për studentët në Romë e cilëson Shqipërinë një shtet të krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar.

Në një video të publikuar nga Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore shfaqet Hodges teksa jep leksione para studentëve duke e cilësuar vendin tonë si produkt të fuqive të mëdha dhe shtet të formuar pa pasur asnjë shqiptar në kohën e themelimit.

“Është një vend (Shqipëria) i krijuar artificialisht pa pasur asnjë shqiptar, nga anglezët dhe fuqitë e tjera të mëdha në Londër. Morën një vendim politik pas Luftës së Dytë Ballkanike”, thotë Hodges.

Më pas, në të njëjtin leksion Richard Hodges i referohet autonomisë së zgjeruar që mori për pak kohë nga Princ Vidi dhe “Protokolli i Korfuzit” jugu i Shqipërisë, duke përfshirë këtu edhe Korçën. Këtu, Hodges përkundër fakteve historike flet edhe për dëbim të grekëve.

“Për një moment të shkurtër, kjo zona këtu (tregon me gisht jugun e Shqipërisë) ishte një zonë e ndarë ishte Epiri. Por, me ndërhyrjen e fuqive të mëdha, kjo zonë u mbyll dhe shumë grekë u larguan për më në jug”, thotë ai.

Sipas kësaj videoje, Hodges, që sot do të menaxhojë një prej trashëgimive kulturore e historike më të rëndësishme të shqiptarëve mendon që shqiptarët nuk ekzistojnë dhe se shteti i formuar është produkt artificial i fuqive të mëdha.

Përveç kësaj, ai shfaqet në të njëjtat linja me ekstremistët grekë sa i takon jugut të Shqipërisë, ku rasti më i fundit i shprehjes së ekstremizmit grek dhe synimeve të tyre u shpërfaq gjatë ngjarjeve që pasuan vrasjen e Konstantinos Kacifasit në Bularat. Në ato ditë, në jug të vendit u shfaq edhe flamuri i Vorio-Epirit dhe ai i MAVI-t.

MAVI, ose Fronti Çlirimtar i Vorio-Epirit me udhëheqës Vasil Shahinin u shfaq në skenë për herë të parë në Luftën e Dytë Botërore. Nën maskën e luftës kundër fashistëve italianë dhe nazistëve gjermanë, ky front u kujdes që të punojë edhe për arritjen e objektivave të vendosur nga Athina në atë kohë.

MAVI refuzoi bashkëpunimin me komunistët shqiptarë, pavarësisht thirrjeve të britanikëve për të krijuar një front më të fortë kundrejt pushtuesve. Veç kësaj, kjo organizatë ndoqi edhe një politikë ndëshkuese të ashpër, herë duke u djegur banesa e herë duke i vrarë pjesëtarët e tjerë të minoritetit që u bashkoheshin, apo ndihmonin partizanët.

Organizata pati mbështetjen e vazhdueshme të qeverive greke gjatë viteve të luftës, por për Athinën ajo zyrtarisht u shpërbë në fund të Luftës së Dytë Botërore, e cila në Shqipëri u pasua nga vendosja e regjimit komunist, ndërsa në Greqi nga një luftë civile mes forcave demokratike dhe atyre komuniste.

Të parat, me mbështetjen e madhe të britanikëve dhe amerikanëve ja dolën mbanë që të sprapsin komunistët dhe e shfrytëzuan revanshin ndaj tyre edhe për të shkaktuar ato që njihen si provokimet e gushtit të 1949 përgjatë vijës kufitare me Shqipërinë.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next