Një tjetër video shton “misteret” mbi gjendjen shëndetësore të Erdogan
Një lajm që qarkulloi fillimisht përmes Ëhats App në Turqi ditën e martë tregonte se Presidenti turk, Recep Taip Erdogan ishte shtruar në spital pasi ka pësuar një ishemi.
Sipas lajmi, gjendja shëndetësore e Presidentit ishte e rënduar, ndërsa autoritetet po përpoqen që ta mbajnë të fshehtë këtë fakt.
Lajmi u përforcua pas postimit në rrjetet sociale të një videoje, ku Presidenti turk shfaq vështirësi për të ecur. Videoja është shpërndarë nga një deputet i opozitës së Partisë Republikane e qendrës së djathtë.
Ndërkohë, zëdhënësi i Erdogan, Fahretin Altun postoi po në rrjetet sociale një video kur Presidenti turk del nga makina e tij në gjendje të mirë shëndetësore.
“Besoni miqtë, trembu nga armiqtë”, shkroi Altun në videon shoqëruese.
Në lidhje me shëndetin e Erdogan prej javësh qarkullojnë lajme nga më të ndryshmet në mediat ndërkombëtare, ndërkohë që në Turqi këto lajme mohohen vazhdimisht. Pjesë e mohimit janë edhe fushatat e arrestimeve dhe nisjes së proceseve gjyqësore ndaj personave që përhapin, sipas autoriteteve “lajme të rreme” mbi shëndetin e Presidentit.
Vetëm të mërkurën, prokurorët turq njoftuan nisjen e procedimeve për të paktën 30 persona që kishin shpërndarë në Tëitter dhe rrjetet e tjera sociale “lajme të rreme për gjendjen shëndetësore të Erdogan”.
Erdogan u kthye në Turqi të dielën nga Roma, ku mori pjesë në samitin e G20, duke anuluar fluturimin për në Glasgoë për të marrë pjesë në punimet e samitit të klimës COP26. Ndryshimi i agjendës nuk u komentua zyrtarisht, por jozyrtarisht mediat turke thanë se shkak ishte bërë refuzimi i palës britanike për të pranuar protokollin e sigurisë së Presidentit turk.
Në një tjetër lajm që qarkulloi të mërkurën thuhej se shkak i këtij ndryshimi ka qenë pikërisht gjendja shëndetësore e Presidentit turk.