Videot kryesore

Borë në pranverë, zbardhet Dardha
Borë në pranverë, zbardhet Dardha Gazeta Si 33 Shikime • 7 muaj më parë

⁣Edhe pse jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, reshjet e dëborën
janë rikthyer këtë të mërkurë.

Në qarkun e Korçës janë regjistruar reshje të pakta bore,
kryesisht në aksin Boboshticë –Dardhë.

Në pjesë të tjera të qarkut nuk raportohen reshje bore.

Reshjet e borës janë parashikuar që të zgjasin deri në darkën
e të enjtes ndërkohë që e premtja do sjellë reshje shiu.

Daniel Godelli
Daniel Godelli Gazeta Si 292 Shikime • 8 years më parë

Daniel Godelli duke u stervitur

Hakerat izraelit përgjuan botën përmes Whatsup-it
Hakerat izraelit përgjuan botën përmes Whatsup-it Gazeta Si 135 Shikime • 7 years më parë

Whatsupp një prej programeve më të përdorura në mbarë botën, ka rënë pre e hakerave izraelit, gjatë ditëve të fundit. Programi i cili përdoret nga 1.5 miliardë njerëz në mbarë botën, tregoi se hakerat ishin në gjendje të instalonin një softuer të veçantë në telefonat Android dhe Iphone, duke bërë të mundur përgjimin e mesazheve dhe bisedave.
Kodi dëmtues, i zhvilluar nga kompania izraelite NSO Group, mund të transmetohet edhe nëse përdoruesit nuk i përgjigjeshin telefonatave të rreme që dërgonte kompania.

Djegia e materialeve ne Klos.mp4
Djegia e materialeve ne Klos.mp4 Gazeta Si 115 Shikime • 7 years më parë

Protestuesit e opozitës djegin materialet e KZAZ numer 17 ne Klos. Ata kerkojne zbatimin e dekretit te presidentit Meta per anulimin e 30 qershorit

A i ngjan sistemi arsimor shqiptar atij finlandez?
A i ngjan sistemi arsimor shqiptar atij finlandez? Gazeta Si 67 Shikime • 7 years më parë

Video tregon se pse sistemi arsimor finlandez eshte i shendetshem per femijet

Ndryshimet klimaterike zhdukin akullnajën e parë në Islandë
Ndryshimet klimaterike zhdukin akullnajën e parë në Islandë Gazeta Si 98 Shikime • 7 years më parë

Ndryshimet klimaterike zhdukin akullnajën e parë në Islandë

Fëmija që e kanë zili të gjithë. Gjyshja dhe nipi “marrin malet”
Fëmija që e kanë zili të gjithë. Gjyshja dhe nipi “marrin malet” Gazeta Si 112 Shikime • 7 years më parë

Atë e kanë zili pothuajse të gjithë, por më shumë “të çuditur” mbeten ata që nuk kanë provuar ende të ngjisin qoftë edhe një mal, e të kuptojnë atë lumturinë që do të ndiejnë duke “e pushtuar” atë. Ndonëse është 8 vjeç, e mbase siç thotë edhe gjyshja e tij, – Ladi Sulo, që të gjithë e përngjajnë me mishërimin femëror të Dashnor Dikos (i famshmi i “Bananes”) – “Markus nuk e kupton realisht se çka po bën, por kur të rritet, do falënderojë nënën e veten, duke u ndier krenar”. Maja e Jezercës, Korabi apo maja e Çikës e Shëndëllia janë disa nga arritjet e këtij “fëmije” 8-vjeçar, – atë që shumë alpinistëve, u duhen muaj stërvitjeje (një shoqatë ka disa muaj që stërvit alpinistët dhe dashamirësit e maleve me majat e larta, duke u thënë se po përgatitemi të pushtojmë malin më të lartë në Shqipëri, Korabin).

Drama e Jeton Neziraj
Drama e Jeton Neziraj Gazeta Si 76 Shikime • 7 years më parë

Drama "5 stinet e armikut te popullit" sukses ne Teatrin Kombetar

Operacioni Dizajner ne Tirane, ne pranga 27-vjeçari
Operacioni Dizajner ne Tirane, ne pranga 27-vjeçari Gazeta Si 240 Shikime • 7 years më parë

Operacioni Dizajner ne rrugen Medar Shtylla ne Tirane, ne pranga 27-vjeçari

IKMT prish ndërtesa në Unazë të Re, i hapet rruga ndërtimit të Lotit 2
IKMT prish ndërtesa në Unazë të Re, i hapet rruga ndërtimit të Lotit 2 Gazeta Si 94 Shikime • 7 years më parë

Inspektoriati Kombëtar i Mjedisit nisi në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte prishjen e ndërtesave në lotin 2 të Unazës së Re, në aksin që lidh “Pallatin me Shigjeta” me “Rrethrrotullimin Shqiponja”.

Fadromat e IKMT-së u shfaqën në zonë rreth orës 06:00, ndërsa më herët forca të shumta policie kishin zbarkuar, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve në këtë aks me dendësi të lartë trafiku, si dhe për të shmangur çdo përplasje mes punonjësve të IKMT-së dhe banorëve që kundërshtojnë prishjen e ndërtesave të tyre.

Rezistenca e banorëve ishte e vakët dhe fadromat e IKMT-së nisën prishjen e objekteve rreth orës 07:00. Banorët akuzojnë autoritetet se nuk u kanë njoftuar asnjë projekt, asnjë vendim dhe asnjë letër zyrtare të vlefshme për prishjen e ndërtesave të tyre. Ata thonë se po nxirren në rrugë të madhe për t’u hapur rrugë ndërtimit të pallateve.

Këto akuza i përsëriti edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, që ndodhej në krah të banorëve. Ai tha se shtëpitë e qytetarëve po prishen për t’u hapur rrugë ndërtimit të pallateve të oligarkëve. Balliu akuzoi se bashkia dhe ARRSh kanë shkelur ligjet dhe Kushtetutën e vendit dhe përsëriti se PD i qëndron marrëveshjes së nënshkruar disa muaj më parë nga Lulzim Basha me banorët e “Unazës së Re”. Marrëveshja, sipas opozitës, dy ka pikat kryesore.

“Ndëshkim për të gjithë personat e përfshirë në këtë aferë dhe dëmshpërblim deri në qindarkën e fundit dhe me çmimin e tregut të të gjitha banorëve të prekur këtu”, tha Balliu.

Prishjet po zbatohen në lotin 2 të segmentit 2.2 kilometra që fillon nga “Pallati me Shigjeta” dhe mbyllet tek “Rrethrrotullimi Shqiponja”. Në lotin 1, që fillon nga “Shqiponja” dhe përfundon tek ura e Lanës objektet janë prishur dhe ndonëse me ritme të ngadalta vazhdon puna për rikonstruksionin e këtij aksi.

Ndërkohë, në lotin 2, ku fituese e tenderit është shpallur kompania “Salillari” banorët kishin nisur prej ditësh të boshatisnin ndërtesat e përdorura për biznes dhe shtëpitë, ndonëse kundërshtonin prishjen e tyre.

Tenderi për rindërtimin e këtij aksi në të treja lotet është përllogaritur që të kushtojë në rreth 40 milionë euro, një shifër e qortuar si tejet e fryrë për 2.2 kilometra gjatësi dhe e akuzuar nga opozita si aferë korruptive. Loti 1 u fitua fillimisht nga kompania ‘DH Albania’, por pas zbulimit se kjo kompani kishte falsifikuar dokumentacionin ai u anulua dhe gara u rihap, ku fituese u shpall kompania “Salillari” bashkë me kompaninë “Bajrami N”.

Loti 2 është fituar vetëm nga kompania “Salillari”, ndërsa në lotin 3 fituese është shpallur kompania “Victoria Invest”.

Masat kufizuese mbeten në fuqi, MSH publikon planin për përballimin e shtimit të rasteve
Masat kufizuese mbeten në fuqi, MSH publikon planin për përballimin e shtimit të rasteve Gazeta Si 55 Shikime • 6 years më parë

Me përfundimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nuk do të përfundojnë masat kufizuese të ndërmarra për mospërhapjen e infeksionit të koronavirusit, tashmë jo të bazuara tek aktet normative të Qeverisë, por tek ligji për sëmundjet infektive.

“Do të vijojnë të mbeten të ndaluara grumbullimet si rrezik i lartë për përhapjen e infeksionit, do të vijojë të mbetet karantinimi si rregull dhe do të jenë të gjitha masat në fuqi për të kufizuar përhapjen e këtij infeksioni. Strukturat e task forcës anti-COVID do të vijojnë të jenë në punë 24 orë me kapacitet të plotë në të gjithë territorin dhe çdo thyrje e rregullave do të konsiderohet kërcënim për shëndetin e popullatës”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ministrja bëri publik edhe planin e autoriteteve për të përballuar fluksin e shtuar të të infektuarve.

“Ne jemi duke u përgatitur për fazën e dytë për të hapur spitalin e ish-kirurgjive në QSUT për të përballuar flukset në rritje dhe jemi gati duke përfunduar rekrutimin e stafit mjekësor dhe infermieror në këtë spital. Nëse do të kemi shtim të rasteve në terapi intensive do të rihapim Spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe në skenarin tjetër, nëse shifrat kalojnë këto kapacitete, do të shkojmë drejt hapjes së spitalin Covid 4 në aksin Tiranë-Durrës”, tha Manastirliu.

Po në këtë njoftim, Manastirliu njoftoi edhe rinisjen e transportit publik, si një vendim i Komitetit të Ekspertëve. Ajo tha se rinisja e këtij aktivitetit do të fillojë me masa dhe protokolle sigurie, ku si për pasagjerët, ashtu edhe për personelin do të jetë me detyrim mbajtja e maskës.

Tentuan të kalonin ilegalisht 14 emigrantë, pranga 3 trafikantëve në Pogradec
Tentuan të kalonin ilegalisht 14 emigrantë, pranga 3 trafikantëve në Pogradec Gazeta Si 89 Shikime • 6 years më parë

Tentuan të kalonin ilegalisht 14 emigrantë, pranga 3 trafikantëve në Pogradec

Rama: Skavica shpëton Shkodrën nga përmbytja e HEC-eve
Rama: Skavica shpëton Shkodrën nga përmbytja e HEC-eve Gazeta Si 110 Shikime • 6 years më parë

Kryeministri Edi Rama deklaroi se pavarësisht menaxhimit të mirë të Kaskadës së Drinit, përmbytjet në zonën e Shkodrës nuk mund të shmangen përsa kohë nuk është ndërtuar hidrocentrali i Skavicës.

“Çështja e Kaskadës së Drinit lidhet edhe me një mungesë objektive, qyshse Kaskada është ndërtuar; mungesa e Skavicës. Ndërtimi i Skavicës, që ne e kemi futur në proces dhe do të jetë realitet në mandatin e ardhshëm do të mbyllë kapitullin e frikës nga shkarkimet e hidrocentraleve, por deri sa të jetë Skavica e aty, që është rezervuari ujëmbledhës dhe balancuesi i Kaskadës, për të mos lejuar që asnjë pikë uji të shkarkohet, por çdo pikë uji të kthehet në energji, sfida e menaxhimit është sfida kryesore dhe ne e kemi fituar këtë herë sfidën e menaxhimit, falë ndjekjes së procedurave dhe falë vëmendjes 24 orë në 24 të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe aftësisë profesionale të drejtorit të KESH, Benet Beci”, deklaroi Rama.

Ndërkohë, ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi tha se Qeveria nuk e ka ende një vlerësim për dëmet e shkaktuara nga përmbytjet. Për këtë, ajo tha se duhet pritur edhe pak ditë. Ajo që vlerësoi Ekonomi ishte se kanalet kulluese nuk kanë shkaktuar dëme në tokat bujqësore, duke e argumentuar këtë me investimet e bëra në pastrimin e tyre dhe hidrovore.

“Ne duhet të kemi durim kur ka situata të tilla, se duhet të kalojnë 2 javë që të vlerësohet dëmi. Ne kemi 0 dëmtime nga kanalet kulluese, largim të ujërave në kanalet e larta dhe 0 argjinatura të dëmtuara. Në pikun e reshjeve kishim 88342 ha të përmbytur, ndërsa mbrëmë sipërfaqja aktuale në ujë është 3340 ha dhe pritet që të lirohet”, tha ministrja.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha se reshjet ishin dyfish në krahasim me përmbytjet e 2010-ës dhe se situata ishte kërcënuese nga Drini deri në Vjosë, por dëmet, sipas tij ishin shumë më të vogla.

"Këtë herë patëm kërcënime shumë të mëdha dhe situatë që mund të vinte edhe si herët e tjera. Kujtojmë se Vjosa është një kërcënim konstant. Ne kemi pasur më shumë se dyfish reshje në janar 2021 sesa në vitin 2010 sipas të gjitha shifrave zyrtare. Diferencë akoma më e madhe është vënë re edhe për shtëpitë me dëme në elektroshtëpiake apo edhe dëmet në bagëti", deklaroi Peleshi.

Zjarri ne Nikel
Zjarri ne Nikel Gazeta Si 88 Shikime • 6 years më parë

⁣Zjarri ne Nikel, shkrumbohet nje mobileri

Nis në Shqipëri stërvitja më e madhe e vitit "Defender Europe 2023"
Nis në Shqipëri stërvitja më e madhe e vitit "Defender Europe 2023" Gazeta Si 85 Shikime • 3 years më parë

⁣Ka nisur në Shqipëri stërvitja më e madhe
ushtarake në Europë “Defender Europë 2023”. rreth 24 mijë trupa dhe mjete ushtarake
amerikane, shqiptare dhe partnere kanë zbarkuar në Sheshin “Nënë Tereza”, në stërvitjen
më të madhe të vitit.

Shkatërrohet grupi kriminal që vidhte vilat në Dhërmi dhe në Golem
Shkatërrohet grupi kriminal që vidhte vilat në Dhërmi dhe në Golem Gazeta Si 83 Shikime • 3 years më parë

⁣Shkatërrohet grupi kriminal që vidhte vilat në Dhërmi dhe në Golem

Izolohet zjarri pranë kishës së Laçit. Ndërhyrja nga ajri shpëtoi objektin
Izolohet zjarri pranë kishës së Laçit. Ndërhyrja nga ajri shpëtoi objektin Gazeta Si 66 Shikime • 3 years më parë

⁣Izolohet zjarri pranë kishës së Laçit. Ndërhyrja nga ajri shpëtoi objektin

Me 4 mina me telekomandë në makinë, arrestohet 51-vjeçari lezhjan në Vlorë
Me 4 mina me telekomandë në makinë, arrestohet 51-vjeçari lezhjan në Vlorë Gazeta Si 73 Shikime • 3 years më parë

⁣Me 4 mina me telekomandë në makinë, arrestohet 51-vjeçari lezhjan në Vlorë

Nga Tirana në Palasë me pistoletë me vete, arrestohet 25-vjeçari
Nga Tirana në Palasë me pistoletë me vete, arrestohet 25-vjeçari Gazeta Si 123 Shikime • 2 years më parë

⁣Nga Tirana në Palasë me pistoletë me vete, arrestohet 25-vjeçari

Kapet hajduti në Kamëz, digjte makina dhe vidhte banesa të ndryshme
Kapet hajduti në Kamëz, digjte makina dhe vidhte banesa të ndryshme Gazeta Si 78 Shikime • 2 years më parë

⁣Kapet hajduti në Kamëz, digjte makina dhe vidhte banesa të ndryshme

Showing 33 out of 85