Videot kryesore

Gazeta Si
29 Shikime · 2 years më parë

Artileria e rëndë, tanket e bombardimet me helikopterë dhe avionë po ja lënë gradualisht vendin luftës rrugë më rrugë e shtëpi më shtëpi në rrethinat e Kievit, Kharkovit dhe qyteteve të tjera të mëdha ukrainase.

Ushtria ukrainase thotë se vijat mbrojtëse po rezistojnë në Summy, Kharkiv, Chihniev dhe në rrethinat e Kievit. Në kryeqytet, në zonat perëndimore të tij nata raportohet e zhurmshme me të shtëna të vazhdueshme kallashnikovi dhe shpërthime të fuqishme.

Ushtria ka dhënë alarmin se grupe të forcave ruse kanë sekuestruar disa automjete të blinduara të ushtrisë ukrainase, janë veshur me uniformat e tyre dhe janë futur në prapavijë në përpjekje për të sabotuar vijën mbrojtëse.

Alarmi është dhënë për katër automjete që raportohet se kanë hyrë në thellësi të kryeqytetit dhe u kërkohet ndihmë qytetarëve që të raportojnë kur të shohin mjetet e blinduara me targa “Kozak 6163, 6164, KrAZ AI5976, AI 5966, GAZ66 dhe AI 5866”.

Ndërkohë, në një njoftim tjetër, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës akuzon Rusinë për krime lufte, kur ka lëshuar dy raketa në zonën civile të Kievit. Raketat, sipas njoftimit, janë neutralizuar nga sistemit mbrojtës antiajror.

Një sërë urash përreth Kievit janë hedhur në erë për të parandaluar avancimin e tankeve ruse. Në frontin e veriut dhe pranë kufirit me Bjellorusinë, ushtria ukrainase po përdor taktikat guerrile për të dëmtuar armikun.

Në jug të vendit, rusët kanë marrë pas 24 orë luftimesh ishullin e vogël Bile në Detin e Zi. Ukraina thotë se ka humbur kontaktet me të gjithë grupin e ushtarëve që ndodheshin në këtë ishull.

Ndërkohë, qendrat e rekrutimit të ushtarëve në Kiev kanë regjistruar radhë. Ministria e Mbrojtjes ka dalë me deklarata duke ftuar këdo që është i aftë të mbajë një armë që të paraqitet vetëm me një pasaportë, ndërsa ka nisur edhe ndarja e armëve mëngjesin e së premtes.

Gazeta Si
61 Shikime · 2 years më parë

⁣Avion survejimi amerikan që niset nga Polonia drejt Ukrainës

Gazeta Si
34 Shikime · 2 years më parë

Të gjitha gënjeshtrat e Putinit para pushtimit të Ukrainës

Gazeta Si
45 Shikime · 2 years më parë

Momenti i dorëzimit të disa ushtarëve rusë te ushtria ukrainase. Besohet se ky episod është regjistruar në Kharkov, qytet në lindje të Ukrainës, ku është raportuar se trupat ruse kanë hyrë në brendësi të tij, por ende s’e kanë kontrollin.

Gazeta Si
41 Shikime · 2 years më parë

⁣Stafi i centralit bërthamor më të madh në Ukrainë ndalon hyrjen e trupave ruse

Gazeta Si
36 Shikime · 2 years më parë

Protestuan kundër pushtimit, fëmijët rusë të arrestuar qajnë në qeli

Gazeta Si
36 Shikime · 2 years më parë

⁣Qytetarët gjermanë mirëpresin në shtëpitë e tyre refugjatët nga Ukraina

Gazeta Si
41 Shikime · 2 years më parë

⁣Momenti kur raketa kthen në një top zjarri helikopterin rus në Ukrainë

Gazeta Si
31 Shikime · 2 years më parë

⁣Durrës, qytetarët votojnë për kandidatin për kryebashkiak

Gazeta Si
11 Shikime · 2 years më parë

Qytetarët bllokojnë rrugët në Tiranë kundër rritjes së çmimeve

Gazeta Si
9 Shikime · 2 years më parë

⁣Operacioni i koduar “Gjadri”, kapet në Lezhë i dyshuari për vrasje në Itali

Gazeta Si
16 Shikime · 2 years më parë

⁣Kolona e tankeve ruse goditet nga ushtria ukrainase dhe tërhiqet

Gazeta Si
45 Shikime · 2 years më parë

Makinat në trafik në Tiranë gjatë protestës për çmimet

Gazeta Si
31 Shikime · 2 years më parë

⁣Qytetarët u mblodhën për të tretën ditë me radhë para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve, edhe pse çmimi i naftës ra në 223 lek këtë të premte dhe gjatë paradites në një takim me tregtarët e karburanteve, Edi Rama paralajmëroi ndërhyrjen e Qeverisë dhe fiksimin e çmimeve e marzhit të fitimit.

Protestuesit kërkuan uljen e çmimeve të ushqimeve, naftës duke hequr dhe ulur taksat shtetërore të vendosura në to.

Gazeta Si
33 Shikime · 2 years më parë

⁣Qytetarët hodhën gjithashtu parrullën “po nuk ranë çmimet, do të bjerë qeveria” dhe pas më rreth dy orësh tubim u shpërndanë, duke paralajmëruar se protesta do të vazhdojë çdo ditë në orën 17:00.

Megjithatë, një grup prej protestuesve u shkëput duke iu drejtuar Gjykatës së Tiranës në drejtim të Unazës së Tiranës. Aty bllokuan kryqëzimin dhe urën që lidh rrugën Myslym Shyri me zonën e bllokut.

Një grup tjetër bllokoi kryqëzimin pranë Gjykatës së Lartë.

Gazeta Si
25 Shikime · 2 years më parë

Kur flet për integrimin, Kryeministri Edi Rama preferon shpesh ta krahasojë procesin me atë të një martese.

Kështu ndodhi edhe këtë të martë në konferencën e përbashkët për shtyp me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell.

“Këta do të detyrohen të martohen me ne deri në fund, nuk kanë ku shkojnë. Është vetëm çështje kohe. Nuk e shmangin dot martesën tonë, por ne duhet të rezistojmë me të gjithë forcën e pasionit dhe dashurisë tonë që do ta tregojnë me durimin që kemi”, tha Rama.

Përgjigja që dha Borrell la një hije mjegulle dhe paqartësie mes gazetarëve në këtë konferencë.

“Nëse flasim për martesa, ka lloje të ndryshme martesash, por nuk po e ndërlikojmë më tej”, tha Borrell.

Gazeta Si
30 Shikime · 2 years më parë

⁣Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, në mbledhjen e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel

Gazeta Si
29 Shikime · 2 years më parë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike, sipas asaj që tha deputeti Arbi Agalliu nuk i ka vendosur asnjë ultimatum Lulzim Bashës për të dhënë dorëheqjen.

Agalliu foli këtë të enjte nga oborri i Kuvendit, ku tha se kërkesa për një hap pas ndaj Lulzim Bashës është as më shumë dhe as më pak veçse dorëheqja.

“Personalisht kam kërkuar nga zoti Basha një hap pas, që do të thotë dorëheqje. Hapa që ai do të marri të jenë në një afat kohor të caktuar në raport me zhvillimet. Ne nuk kemi vendosur asnjë ultimatum”, tha ai.

Por, një afat kohor për Bashën nuk është vendosur, sipas Agalliut.

“Nëse nuk reagon në kohën e arsyeshme të gjykuar nga ne, ne do të ndërmarrim hapat tanë si grup parlamentar dhe në bazë të statutit të partisë”, u shpreh ai.

Gazeta Si
23 Shikime · 2 years më parë

⁣Momenti i arrestimit të këngëtares Elsa Lila në Romë të Italisë

Gazeta Si
39 Shikime · 2 years më parë

⁣Prodhimi i grurit sipas shteteve që nga viti 1965




Showing 28 out of 45