Videot kryesore

Gazeta Si
0 Shikime · 6 muaj më parë

Shpresa Spahiu, 49-vjeçarja paraplegjike jeton prej 5 vitesh në një garazh të një pallati 11-katësh në zonën e "Don Boskos".
Por gruaja nuk ka gjetur qetësi, megjithëse ambientin e ka përshtatur për kushtet e saj fizike, pasi sa herë bie shi, "shtëpiza" e saj përmbytet.
Shirat e rrëmbyeshëm të nëntorit ia dëmtuan pajisjet elektroshtëpiake duke nxjerrë jashtë funksioni lavatriçen, kundrabufenë, ndërsa lagështira ka prekur disa centimetra lartësi edhe muret e shtëpisë. Gjurmët e shirave më të fundit, duken akoma tek muret dhe mobiljet e shtëpisë.

Gazeta Si
0 Shikime · 5 muaj më parë

⁣Policia arrestoi tre persona dhe po vijon punën për ndalimin edhe të gjashtë të tjerëve, të cilët i bën përgjegjës për kultivimin e më shumë se 10 mijë bimëve narkotike, të cilat janë asgjësuar tashmë gjatë operacioneve në zonat e thella malore të fshatrave Kir dhe Pult.

Gazeta Si
0 Shikime · 5 muaj më parë

⁣Që Saranda është më shumë qyteti i notarëve sesa i futbollistëve, këtë pak a shumë të gjithë e dinim. Por së fundmi, një video e lezetshme është shpërndarë nga klubi i Butrintit të Sarandës në Facebook. Gjatë stërvitjes, dy prej lojtarëve të ekipit kanë vendosur ta shijojnë edhe motin me shi, duke bërë “hedhje me kokë” në fushën e përmbytur.

Gazeta Si
0 Shikime · 4 muaj më parë

⁣Japonia është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 ballë, teksa autoritetet vendase kanë lëshuar një paralajmërim për cunami

Gazeta Si
0 Shikime · 4 muaj më parë

⁣Lëkundjet e forta sizmike u ndjenë në Ishikawa, sipas transmetuesit kombëtar NHK. ⁣Agjencia Meteorologjike e Japonisë lëshoi ​​gjithashtu një paralajmërim për cunami përgjatë rajoneve bregdetare të prefekturave Niigata dhe Toyama. Dallgët kanë arritur deri në 5 metra në Noto.




Showing 128 out of 128