Videot kryesore

Gazeta Si
26 Shikime · 3 years më parë

⁣Qytetarë ukrainas duke hyrë në Poloni

Gazeta Si
9 Shikime · 3 years më parë

⁣Spitali pediatrik-gjinekologjik i shkatërruar nga rusët në Mariupol

Gazeta Si
24 Shikime · 3 years më parë

⁣5 ditë protestë – Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë

Qindra qytetarë u mblodhën sërish në Sheshin Skënderbej për të marshuar në ditën e pestë të protestës para Kryeministrisë.

Protestuesit kërkuan sërish që politika t’i qëndrojë larg protestës së tyre.

Paralelisht me protestën, Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me bizneset për t’u shpjeguar, sipas tij, paketën e rezistencës sociale dhe efektet krizës ndërkombëtare ekonomike.

Gazeta Si
25 Shikime · 3 years më parë

⁣Protesta vijoi përgjithësisht e qetë, por përplasjet sporadike me policinë nuk munguan, si në rastin kur u njoftua shpërndarja e tubimit, kur një grup protestuesish u përplasën me uniformat blu në kryqëzimin e Unazës me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Protestuesit u përpoqën që të bllokojnë qarkullimin në këtë kryqëzim, por nuk janë lejuar nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Gazeta Si
30 Shikime · 2 years më parë

Dy janë pyetjet për të cilat mendimi i qytetarëve në këshillimin kombëtar mund ta fusë Edi Ramën në një kurs përplasjeje me partnerët ndërkombëtar; amnistia fiskale për paratë e emigrantëve dhe legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore.

Për të dyja këto pyetje, qytetarët u përgjigjen në shumicë dërrmuese me pro. Të parës iu përgjigjen pozitivisht, sipas shifrave të publikuara nga Rama, 66 për qind e qytetarëve, ndërsa të dytës 61 për qind.

Nëse për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore me partnerët ndërkombëtarë mund të gjendet dakordësia, nisur nga rasti i Maqedonisë së Veriut në rajon, ku kanabisi është i legalizuar dhe nga prirja në BE e SHBA për të dekriminalizuar e ligjëruar këtë kultivim, për amnistinë fiskale për paratë e emigrantëve, ku Rama tha se do të shikohet mundësia për të integruar në këtë amnisti edhe paratë e evazionit fiskal nga kompanitë vendase, kundërshtitë mund të jenë më të thella e të forta.

Amnistia nuk është një ide e re e qeverisë. Ajo u hodh si ide që në 2019-n dhe rikthye në qarkullim edhe në 2020. Në të dyja rastet, kundërshtari më i ashpër ka qenë Fondi Monetar Ndërkombëtar. FMN ka theksuar qartë qëndrimin e tij kundër miratimit të një amnistie fiskale, duke ngritur shqetësime se ajo ndikon negativisht te performanca në mbledhjen e taksave dhe rrëzikon të shfrytëzohet për pastrimin e parave.

“Stafi përsëriti këshillën kundër një ligji për amnisti fiskale, duke pasur parasysh ndikimin e tij në pagimin e taksave dhe po ashtu në pastrimin e parave dhe rreziqet e qeverisë”, thotë FMN.

Kundër aministisë është shprehur edhe Komisioni Europian dhe MoneyVal, autoriteti i Këshillit të Europës i luftës kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Megjithatë, me përgjigjen pozitive të rreth 330 mijë qytetarëve shqiptarë, Kryeministri Edi Rama u përçoi një mesazh.

“Amnistia fiskale është të çash një rrugë të re. Janë nisur e janë ndalur qeveritë e mëparshme, jemi nisur dhe jemi ndalur edhe ne. Tani ka folur opinioni publik shqiptar, që është më shumë se sa të flasë një shumicë qeverisëse dhe tani këtë gjë duhet ta marrin në konsideratë edhe partnerët tanë, që këtu duhet të bëhet ajo që thotë populli shqiptar”, tha Rama.

Gazeta Si
27 Shikime · 2 years më parë

Marshim në Tiranë në mbështetje të Ukrainës.

Gazeta Si
26 Shikime · 2 years më parë

Nëse Sali Berisha do të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, Partia Socialiste do të shkëpusë çdo marrëdhënie me opozitën.

Kështu deklaroi Edi Rama nga foltorja e Kuvendit, kur ftoi pjesën tjetër të opozitës që t’i bashkohen nengociatave për zgjedhjen e Presidentit të ri. Nga këto negociata ai përjashtoi Berishën.

“Me Saliun ne nuk kemi punë, është i vdekur politikisht, por meqënëse një pjesë e juaj dhe me sa po shoh po shtohen çdo ditë që mendoni se ai është gjallë. Kjo është çështje e juaja. Është mirë që gjërat të thuhen hapur dhe drejtpërdrejt: nëse ju doni të keni Saliun në krye, është zgjedhja juaj. Por nëse ju vendosni të drejtoheni nga një i vdekur, ne shkëpusim çdo marrëdhënie”, deklaroi Rama.

Pas Kryeministrit fjalën e kërkoi Enkelejd Alibeaj për t’iu përgjigjur. Por, kreu i grupit parlamentar nuk foli dhe ai që e pengoi ishte Sali Berisha, që iu drejtua gjithashtu foltores, madje duke shtyrë Alibeajn kërkoi fjalën.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i kërkoi që të ulej Berishës. Berisha refuzoi, ndërsa fjalën për procedurë e mori Taulant Balla. Balla e cilësoi të pashembullt përplasjen e Berishës në foltore me Alibeajn dhe i kërkoi Nikollës pushim të seancës.

Ndërkohë, Berisha i ktheu përgjigje Edi Ramës në dalje të Kuvendit në lidhje me deklaratën e Kryeministrit se do të ndërpresë marrëdhëniet me PD nëse në krye të saj vjen Berisha.

“E falenderoj për këtë qëndrim, sepse faktoi që ka frikë nga opozita e vërtetë”, tha Berisha para gazetarëve.

Gazeta Si
23 Shikime · 2 years më parë

Një tjetër tragjedi në Ukrainë, aksident rrugor me të paktën 27 të vdekur

Gazeta Si
18 Shikime · 2 years më parë

⁣Partia Socialiste pranoi dokumentin e Alibeajt që opozita të
ketë ekskluzivitetin për propozimin e kandidaturave për President deri në
raundin e tretë.



Pas një diskutimi për rreth një orë e gjysmë mes përfaqësuesve
socialiste dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare të opozitës në Kuvend, palët
ranë dakord për të vijuar me propozimin e emrave që në raundin e dytë, që do të
mbahet më 23 maj.

Gazeta Si
15 Shikime · 2 years më parë





Përfundimi i bisedimeve mes Partisë Socialiste dhe grupeve parlamentare të opozitës për kandidaturat e zgjedhjes së Presidentit të ri provuan se i gjithë debati i nisur që kur u shfaq dokumenti “Alibeaj” me kriteret e vendosura për t’u përfshirë në këtë proces ishte më shumë për protagonizëm dhe gati-gati qesharak.

“Ajo që kërkojmë ne është që në tre raundet e para, Presidentin ta propozojë opozita”, përsëriti Alibeaj në minutat e fundit të mbledhjes së zhvilluar në Kryesinë e Kuvendit përballë përfaqësuesve socialiste, Taulant Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali.

“E zgjidhëm”, iu përgjigj shkurtimisht kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Në të vërtetë, në thelb nuk ka pasur asgjë për të zgjidhur. PS që para raundit të parë i kërkoi opozitës që të dorëzojë kandidaturat, ndërsa edhe në takimet e konferencës së kryetarëve dhe daljet publike të Ballës dhe vetë Ramës përsëriste të njëjtën gjë; opozita të paraqesë emra.

Këmbënguljen për të dorëzuar emra e përsëritën Agron Duka, Fatmir Mediu dhe Mesila Doda. Kreu i PAA-së, duke iu referuar faktit që negociatat po transmetoheshin drejtpërdrejt tha me ‘diplomaci’ se po bëheshin qesharakë, por përshkroi ‘popullorçe’ të gjithë këmbënguljen e Alibeajt përballë mazhorancës.

“Po tjerrim kot! Të mos e tjerrim kaq shumë! Ne duhet të çojmë një emër”, tha ai.

Gjithsesi, pas dakordësisë për të rënë dakord për një çështje që palët kanë qenë dakord, Alibeajt dhe grupit të deputetëve të Partisë Demokratike që ai përfaqëson i lind detyra për të propozuar emra, por tashmë jo në tre raunde, siç e kërkonte në dokument, por në dy raundet e mbetura që kërkojnë shumicë të cilësuar prej 84 votash.

Por pse ngurroi Enkelejd Alibeaj që të propozonte emra deri më tani? Balla ngriti dyshime se ai mund të mos sigurojë 20 vota nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike për të mbështetur një kandidat.

“Dy raunde i takojnë opozitës dhe i takon asaj që të jetë bashkëpunuese. I keni 20 firmat për të propozuar kandidat në datën 22 maj, sepse e tillë është procedura kushtetuese? Opozita mund të sjellë 3 kandidatë”, tha Balla.

Më tej, kreu i grupit parlamentar socialist kujtoi kushtin e vetëm, sipas tij, që kanë socialistët; atë që kandidatura nuk duhet të ketë mbështetjen e Sali Berishës.

“Kushti ynë është që kandidat që vjen nga katrani me bojë nuk pranojmë. Për të tjerat nuk ka asnjë problem. Po patët dakordësi për një kandidat është gjë e mirë. Kështu respektojmë dhe jemi të barabartë. Dy raunde i keni ju. Raundi i katërt dhe i pestë na takon ne. Ne nuk do të propozojmë kandidatë pa e bërë ju. Shumica e cilësuar prej 84 votash ju jep ju të drejtën për të propozuar emra në dy raunde”, tha Balla.

Opozita tani ka fjalën për të gjetur një emër që mund të bindë socialistët deri në raundin e tretë, kur kërkohen 84 vota. “Raundin e katërt e ka zgjidhur Kushtetuta se si vazhdohet”, tha Balla.

Gazeta Si
25 Shikime · 2 years më parë

tifoze holandeze perplasje

Gazeta Si
21 Shikime · 2 years më parë

⁣Ish-presidentit Bujar Nishani i jepet lamtumira e fundit

Gazeta Si
21 Shikime · 2 years më parë

“Partnerët ndërkombëtarëv vazhdojnë të mbështesin dhe vizitojnë Ukrainën”. Me këto fjalë ka pritur në Kiev Edi Ramën dhe Dritan Abazoviç, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Shënimi shoqërohet me një video të shkurtër pak më shumë se dy minuta, ku tregohen momente që nga pritja e shtrëngimi i duarve me Ramën dhe Abazoviç, fotoja e rastit e deri te takimi me ta.

Më herët, Rama e Abazoviç vizituan qytetin e Irpinit, një prej zonave më të nxehta të luftës në javët e para të saj. Dy Kryeministrat panë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga bombardimet ruse në zonat e banuara civile.

Shqipëria dhe Mali i Zi u janë bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë. I vetmi vend në Ballkan që nuk po ndjek këto sanksione është Serbia.

Gazeta Si
6 Shikime · 2 years më parë

⁣Protesta e opozitës para kryeministrisë, Edi Rama nuk ndodhet në Tiranë

Gazeta Si
7 Shikime · 2 years më parë

⁣Përkujtohen 52 ushtarët britanikë të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri

Gazeta Si
3 Shikime · 2 years më parë

Video ⁣tregon robotë të dërgesave të ushqimit në shtëpi të kompanisë “Starship Technologies”, duke pritur me durim të kalojnë rrugën, si pjesë e sprovës së re në Kembrixh (MB) këtë muaj. Madje ndërsa prisnin në radhë, një nga robotët i ka kërkoi një gruaje të shtypte butonin e semaforit që ata të kalonin rrugën. “Starship” tha se robotët nuk ishin aspak “të turpshëm”, madje ishin të lumtur t'u kërkonin të huajve në rrugë ndihmë kur kishin nevojë për të. Eksperimenti po zhvillohet në partneritet me Këshillin e Qarkut të Cambridgeshire dhe në
bashkëpunim me 12,000 banorë në 5,000 shtëpi që marrin dërgesa ushqimore nga dyqani i tyre lokal.

Gazeta Si
7 Shikime · 2 years më parë

⁣Kandidati i tretë Edvin Kondili garon për kreun e SPAK para KLP-së

Gazeta Si
14 Shikime · 2 years më parë

⁣Ambasadorja Kim në KLP, ndjek nga afër procesin e zgjedhjes së kreut të SPAK

Gazeta Si
8 Shikime · 1 year më parë

⁣Prokurorët e SPAK futen në dhomën e morgut, ku ndodhet trupi i muxhahedinit iranian

Gazeta Si
3 Shikime · 1 year më parë

Ne prag te vizites se Bill Klinton




Showing 127 out of 128