Other

Gazeta Si
20 Shikime · 2 years më parë

Gratë e opozitës dhe ato të qeverisë u vunë në një garë denoncuese të ofendimeve, që sipas tyre pësojnë çdo seancë plenare në Kuvend.

Grida Duma, Jorida Tabaku dhe Flutura Açka nga njëra anë shënjestruan Kryeministrin Edi Rama, ndërsa Belinda Balluku dhe Klotilda Bushka sollën pjesëza nga fjalimet e Lulzim Bashës dhe të deputetit Agron Gjekmarkaj.

Deputetja dhe nënkryetarja e PD, Grida Duma kujtoi episodin e fushatës elektorale, kur imazhi i saj u përdor gjatë prezantimit të kandidatëve nga ana e Kryeministrit Edi Rama.

Jorida Tabaku foli gjithashtu për ofendime të Kryeministrit, vetëm e vetëm, siç tha ajo se denoncon me shifra keqqeverisjen e tij. Flutura Açka nga ana tjetër tha se do të kërkojë që të merren masa në komisionin e etikës, ndërsa akuzoi koleget socialiste se kanë heshtur përballë këtyre episodeve.

Klotilda Bushka kërkoi që të respektohej rregullorja dhe tha hodhi akuza të ngjashme, por ndaj deputetëve burra të opozitës. Ministrja Belinda Balluku solli episodin e një fjalimi të deputetit Agron Gjekmarkaj, në seancën e parë të Kuvendit, ku gratë në qeveri, sipas saj, u quajtën “haremi” i Kryeministrit.

Balluku u ndal edhe te fjalimet e Bashës, të cilin e akuzoi se po në seancë të parë i ka quajtur ministret “kukulla pas të cilave qëndrojnë kriminelë dhe oligarkë”.

Gazeta Si
13 Shikime · 2 years më parë

kadri
16 Shikime · 2 years më parë

⁣Salianji-Braçe ofendime personale, Garda shmang përplasjen fizike

Gazeta Si
12 Shikime · 3 years më parë

⁣Mëngjesi i së martës e ka gjetur të bllokuar rrugën në pikën kufitare në Jarinjë.
Forcat e Policisë së Kosovës ka qëndruar në gatishmëri gjatë gjithë natës, pas protestave lidhur me vendimin e Qeverisë për reciprocitet për targat e veturave të regjistruara në Serbi, që hyjnë në Kosovë. Në shenjë proteste, serbët e Kosovës kanë kaluar natën në çadra, duke bllokuar rrugën

Gazeta Si
21 Shikime · 4 years më parë

Në Itali një grup këngëtarësh kanë krijuar një këngë humoristike, për koronavirusin e ri në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e njerëzve për të anashkaluar panikun.

Gazeta Si
88 Shikime · 5 years më parë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka pritur në një takim kokë më kokë me kryeministrin, Edi Rama. I pranishëm në këtë takim është edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Mësohet se Rama dhe Merkel diskutuan mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe procesin e integrimit të Shqipërisë ne Bashkimin Europian. Gjithashtu Kryeministri Rama foli edhe për pritshmëritë e qeverise shqiptare për raportin e Komisionit Europian që pritet të publikohet ne fund te muajit maj.

Gazeta Si
67 Shikime · 5 years më parë

Edhe pse videot e kryeministrit Hamush Haradinaj tregojnë takime dhe përshëndetje miqësore me presidentin francez prapa dyerve të mbyllura, atmosfera duket të ketë qenë tejet e acaruar. Burime për mediat në Prishtinë bëjnë të ditur se ka pasur një përplasje e ashpër mes kryeministrit Ramush Haradinaj dhe presidentit Emmanuel Macron për shkak të tarifës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Gazeta Si
79 Shikime · 5 years më parë

Asgjë nuk e përfaqëson Francën si Notre-Dame de Paris. Ajo ka qëndruar e heshtur në sfondin e kryeqytetit francez që nga viti 1200, duke u bërë pjesë e ngjarjeve më të bukura dhe të trishtuara të Francës dhe mbarë kontinentit të vjetër. Herën e fundit që katedralja mesjetare u dëmtua ishte gjatë Revolucionit Francez, kur statujat e shenjtorëve u shembën nga qytetarët. Notre Dame i mbijetoi kryengritjeve të vitit 1871 dhe dy luftërave botërore,

Gazeta Si
77 Shikime · 5 years më parë

I gjithë Parisi duket se ka mbetur pa frymë pas shkrumbimit të një prej simboleve më të vyera të kontinentit të vjetër, katedrales Notre Dame de Paris. Zjarri u vu nën kontroll gati nëntë orë pasi nisi, të hënën pasdite, ndërkohë që shkaku i tij mbetet ende i paqartë. Pasi zjarri i madh shkrumboi pjesën më të madhe të Katedrales, presidenti francez Emmanuel Macron u zotua ta rindërtojë.

Showing 46 out of 46