Vlora nyja e gazit amerikan, Linden Group memorandum mirëkuptimi me Albgas

25 Bekeken· 05/16/22
Gazeta Si
Gazeta Si
abonnees
0
In anders

Në Tiranë u nënshkrua këtë të hënë memorandumi i mirëkuptimit mes kompanisë shtetërore shqiptare, Albgas dhe kompanisë private më të madhe të shpërndarjes së gazit në Bullgari, Overgas, ku 50 për qind të aksioneve i zotëron grupi amerikan i kompanive, “Linden Group”.

Memorandumi i hap rrugë aksesit të kompanisë bullgare në terminalin e gazit që do të ndërtohet në Vlorë, ku prej andej do të shpërndahet gazi amerikan. Të pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandumi ishin Kryeministri Edi Rama, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku dhe ish-sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.

Në fjalën e mbajtur, ministrja Balluku tha se memorandumi është provë e rrëzimit të të gjithë skepticizmit mbi suksesin e terminalit të gazit në Vlorë dhe nëse do të gjente treg të mjaftueshëm.

“Po e kthejmë këtë projekt nga një projekt lokal në një projekt rajonal dhe ky fakt është dukur qartë javët e fundit, ku pasi kemi publikuar përpjekjen tonë kemi pasur një shprehje dëshire për bashkëpunim nga Maqedonia e Veriut dhe nga Kosova për t’iu bashkuar këtij projekti dhe për ta kthyer atë në një projekt rajonal. Projektit tonë po i afrohen edhe partnerë të tjerë me kontribute shumë të mëdha në fushën e naftës dhe të gazit, Linden Group”, deklaroi ministrja Balluku.

Ceremonia e memorandumit ishte e shkurtër dhe për shkak të agjendës së Sekretarit Pompeo fjala e vetme e mbajtur nga Balluku ishte e vetmja. Ndërkohë, Edi Rama shkroi në rrjetet sociale se “furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, tanimë po zgjon interesa të shumanshme”.

Laat meer zien

 0 Comments sort   Sorteer op