Up next

Tesla ndërtoi makinën për t’i mbijetuar fundit të botës, rusët i projektojnë shtëpinë

17 Shikime· 02/03/20
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0
In Lajme

Një grup arkitektësh rusë ndërtuan një projektin e një shtëpie për të mbijetuar pas “fundit të botës”, duke u frymëzua nga “CyberTruck”, modeli i kompanisë Tesla.

Grupi i arkitektëve me bazë në Shën Pjetërburg thotë se projekti i tyre, i quajtur “CyberHouse” i përshtatet makinës “CyberTruck”, ndërsa pranojnë së frymëzim në hartimin e tij kanë marrë edhe nga teknologjia e ndërtimit të nëndetëseve.

Arkitektët thonë se kjo sthëpi do të ishte në gjendje që të përballonte fatkeqësitë natyrore, si uraganët, tërmetet, e deri tek kontaminimi radioaktiv.

Bashkë me imazhet e publikuara në internet, autorët e këtij projekti publikuan edhe detaje specifike, që nga hapësira, që sipas tyre do të ishte e mjaftueshme që 7 njerëz të jetonin rehatshëm, edhe nëse bllokoheshin pas një fatkeqësie natyrore. Shtëpia është e projektuar me një sistem filtrimi të ujit të pijshëm që sigurohet përmes puseve, madje edhe me filtra për pastrimin e ajrit, në rast se ajri në ambientin e jashtëm është helmues.

Gjithashtu, në këtë shtëpi vështirë se do të ikte ndonjëherë energjia elektrike. Kjo energji sigurohet nga tre burime. Kryesore është energjia e siguruar nga panelet diellore, pastaj nga energjia eolike (nga era) dhe në fund energjia e tepërt që grumbullohet në një sistem baterish rezervë që janë në gjendje të garantojnë energjinë elektrike për javë me radhë.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By


Up next