Suivant

Të gjithë e kemi një kushëri me partinë tjetër

25 Vues· 03/17/21
Gazeta Si
Gazeta Si
Les abonnés
0

Pasi Erion Veliaj “gjeti” kushëririn e parë të Lulzim Bashës, që u anëtarësua në Partinë Socialiste, pak më shumë se një muaj më vonë, Lulzim Basha “zbuloi” kushëririn e dytë të Edi Ramës që nuk do të votojë Partinë Socialiste.

Në të dyja rastet, kushërinjtë shfaqen të zhgënjyer dhe besimhumbur tek të afërmit e tyre politikanë. Qëllimi duket i qartë; për të treguar se kundërshtari ka humbur besimin tek njerëzit e tij dhe kur themi njerëzit e tij, jo tek militantët besnikë të partisë, por tek njerëzit me lidhje gjaku.

“S'të voton as gruaja, as lagjja, as rrugica madje! Kur ju them unë që këta s'bëjnë dot as votat e shtëpisë, jo më të qytetit ku s'ngulën një gozhdë. Basha nuk gëzon as besimin e familjarëve. Djali i xhaxhait të tij i bashkohet PS-së Nj. 8”, deklaronte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pas lajmit se kushëriri i parë i Lulzim Bashës kishte marrë teserën e anëtarësimit në PS.

“Familja e tij janë oligarkët! Familja ime jeni ju!”, i drejtohej Lulzim Basha një qytetari në Vlorë, që iu prezantua si kushëriri i dytë i Edi Ramës e të cilin e akuzonte se i kishte marrë pronat për t’ja dhënë oligarkëve.

Kjo është merkato e deritanishme e “kushërinjve”, një garë se kush i merr kujt më shumë kushërinj që mund të rezultojë si flakë kashte që nuk shkon dot përtej prodhimit të lajmit të ditës. Fenomeni i kësaj parafushate elektorale, ku politika po “zbulon” kushërinjtë që mendojnë ndryshe më shumë mund të sjell humor, sidomos në rrjetet sociale, sesa vota më 25 prill.

Mund të ndodhë që “kështu t’i dojë mushka drutë” dhe kështu po i ofron politika, që në të gjitha sondazhet është në nivelin më të ulët të besimit që gëzon tek qytetarët. Madje, ajo nuk besohet më për premtimet që jep as nga biznesi, të paktën sipas një sondazhi të realizuar nga Konfindustria.

E me besimin e humbur te qytetarët dhe humbjen e besimit në vetvete se mund të bëhet e besueshme në sy të qytetarëve, ajo po luan me karta që për shqiptarët nuk duhet të përbënin lajm, se fundja të gjithë e kemi nga një kushëri/të afërm që mendon politikisht ndryshe nga ne e ndaj s’duhet tw habitemi pse tw tillw kanw edhe Rama, edhe Basha!

Montre plus

 0 commentaires sort   Trier par


Suivant