Als nächstes

⁣Si i mori furgonin e FNSH-së 34-vjeçari i dehur dhe i armatosur

35 Ansichten· 03/13/21
Gazeta Si
Gazeta Si
Abonnenten
0

Në gjendje të rënduar psikologjike dhe nën efektin e pijeve alkoolike, një 34-vjeçar ka terrorizuar për orë me radhë familjarët dhe banorët e fshatit Mëhallë të njësisë administrative Gradishtë në Bashkinë e Divjakës.

Ngjarja ka ndodhur ditën e premte, kur Artan Kaboçi ka nisur të qëllojë me armë automatike në oborrin e banesës së tij. Të shtënat kanë alarmuar familjarët dhe fqinjët e tij. Shkak i “tërbimit” të të riut nga policia e Lushnjes thonë se ka qenë një zënkë e autorit me babait dhe vëllain me aftësi ndryshe.

Pas debateve me ta, 34-vjeçari ka marrë armën, që e mbante pa leje dhe ka dalë në oborrin e shtëpisë duke qëlluar në ajër. Më pas ai u ka kërkuar familjarëve që të largohen menjëherë nga shtëpia nën kërcënimin se në të kundërt do t’i vriste.

Fatmirësisht familjarët janë larguar, duke shmangur një tragjedi të mundshme, ndërsa Artan Kaboçi nuk e ka lënë me kaq. Me armën në dorë ai ka dalë në rrugët e fshatit dhe me sende të forta ka dëmtuar disa automjete.

Policia thotë se menjëherë ka marrë njoftim nga banorët e fshatit që u bënë dëshmitarë pamorë të terrorit të 34-vjeçarit dhe drejt vendit të ngjarjes është nisur një patrullë e policisë së Divjakës.

Por, me të mbërritur para banesës së Artan Kaboçit, patrulla e policisë ka hasur në rezistencën e tij. Dyshimet janë se ai i ka kapur të papërgatitur efektivët e policisë, që menjëherë pasi janë paraqitur me automjet para shtëpisë së tij janë shndërruar në shënjestër të plumbave të tij.

Nën kërcënimin e armës, Kaboçi u ka kërkuar efektivëve të policisë fillimisht që të shtrihen barkas dhe më pas që të largohen duke e lënë makinën në vendin e ngjarjes. Efektivët e policisë i janë bindur thirrjeve të tij duke u larguar dhe më pas duke kërkuar përmes telefonave përforcime nga policia e Lushnjes dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Fierit. Dëshmitarët thonë se pas kësaj, Kaboçi vetë i është afruar makinës së braktisur nga policët duke e goditur atë me gurë, duke i thyer xhamat.

Ndërkohë, thirrjes për përforcime i është përgjigjur FNSH e Fierit, por që edhe kjo e fundit është zënë e papërgatitur nga 34-vjeçari. Dyshimet janë se duke përfituar nga errësira, mosnjohja e terrenit nga ana e FNSH-së dhe kërcënimi me armë, Artan Baboçi ja ka dalë mbanë që të “neutralizojë” edhe grupin e dytë të policëve, madje këtyre të fundit duke u marrë edhe furgonin e punës.

Me dështimin e FNSH-së është kërkuar ndërhyrja e Forcave RENEA, të cilat pas kanë lokalizuar vendndodhjen e njeriut që terrorizoi për orë me radhë zonën arritën që ta arrestojnë atë pranë fshatit Spolat.

Policia thotë se 34-vjeçari Baboçi njihet në zonë si njeri problematik dhe i dhunshëm ndaj familjarëve dhe banorëve të tjerë të fshatit ku jeton.

Zeig mehr

 0 Bemerkungen sort   Sortiere nach


Als nächstes