Si do ta shmangë PS ligjin e mosgrumbullimit të 10 vetave?

19 Shikime· 03/25/21
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0
In Lajme

⁣Kryeministri Edi Rama i bëri një interpretim ndryshe vendimit të Komitetit Teknik që ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave në ambiente të hapura, ose të mbyllura.
Kreu i Qeverisë iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse hapja e fushatës e socialistëve e shkel apo jo vendimin e Komitetit.
Rama thotë se ligji ndalon grumbullimet e më shumë se 10 vetave në të njëjtin vend dhe jo grumbullimin e më shumë se dhjetë vetave në vende të ndryshme…të të njëjtit shesh.
“Është çështje imagjinate. Grumbullimi sipas ligjit është i kufizuar në të njëjtin vend dhe nëse këtu jemi 10 dhe nëse 20 metra më tutje janë 10 të tjerë, kjo nuk përbën shkelje të ligjit, por aftësi krijuese për të mundësuar që në shesh të jenë më shumë se 10 veta, por të grumbulluar të mos jenë më shumë se 10 veta”, tha Rama.
Kjo deklaratë e kreut të Qeverisë nënkupton se gjatë hapjes së fushatës së socialistëve, në orën 18:00 të pranishëm mund të ketë edhe qytetarë dhe mbështetës së partisë, përveç kandidatëve.
Më herët, drejtuesi politik i Qarkut të Tiranës, Erion Veliaj tha se përveç atyre që do të jenë të pranishëm, në këtë hapje fushate do të jenë edhe qindra mbështetës të partisë të lidhur përmes platformave të komunikimit online.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By