Up next

Rebelohen refugjatët në Greqi, 3 të vdekur

30 Shikime· 09/29/19
Gazeta Si
Gazeta Si
Subscribers
0
In Lajme

Një grup refugjatësh, kryesisht sirianë dhe afrikanë, që mbahen të strehuar prej muajsh në kampin e Morias në ishullin grek të Lesbosit u rebeluan këtë të dielë dhe u përleshën me forcat e policisë në përpjekje për t’u larguar nga kampi.

Gjatë përleshjeve refugjatët u kanë vënë flakën disa tendave, ku për pasoja tre persona kanë gjetur vdekjen, mes të cilëve një fëmijë dhe një grua. Dhjetra të tjerë kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që policia greke është detyruar që të dërgojë në ishull përforcime nga Pireu.

Trazirat kanë zgjatur prej disa orësh dhe mediat lokale raportuan pamjet e kaosit të shkaktuar. Në vendingjarje ka mberritur zëvendësministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit dhe drejtues të tjerë të policisë.

Në këtë kamp strehohen rreth 13 mijë refugjatë, një pjesë e mirë e të cilëve qëndrojnë aty që prej vitit 2015, kohë kur ndodhi fluksi i madh i refugjatëve nga Siria dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme.

Organizata dhe shoqata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kanë ngritur shpesh shqetësimet se kampi është i tejmbushur dhe kushtet ku jetojnë refugjatët janë më shumë se çnjerëzore. Ato kanë kërkuar ndërhyrjen për zhvendosjen e refugjatëve për të shmangur një tragjedi njerëzore.

Më shumë

 0 Komente sort   Sort By