Suivant

Rama: Teatrin siç ishte do ta rindërtojmë, por jo aty ku ishte

17 Vues· 05/21/20
Gazeta Si
Gazeta Si
Les abonnés
0

Kryeministri Edi Rama shmangu temën e reformës zgjedhore gjatë fjalës së mbajtur në seancën plenare të Kuvendit këtë të enjte, por u ndal gjatë tek çështja e Teatrit Kombëtar. Ai u shpreh i gatshëm që të plotësojë kërkesën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për ta rindërtuar godinën siç ishte, por jo në vendin ku ishte.

“Ne do ta marrim projektin origjinal dhe do t’ua rikthejmë, jo aleancës për politikën me teatrin, jo artistëve dhe politikanëve, por do t’ua rikthejmë fëmijëve si pjesë e një programi më të madh dhe do ta kemi mes nesh, jo aty dhe jo teatër. për më shumë do ta shikoni dhe atëherë do të shikojmë pelegrinazhin e njerëzve tek ajo godinë. tek ajo godinë do të shkojnë vetëm mësuesit dhe fëmijët”, deklaroi Rama.

Rama u është përgjigur edhe akuzave për shembjen e godinës ekzistuese. Ai e cilësoi Presidentin komedian, ish-Kryeministrin Sali Berisha dramaturg dhe Lulzim Bashën aktor “i huazuar në politikë”. Kryeministri tha se i qëndron edne bindjes se godina duhej shembur, por mes fjalëve të shqiptuara duket se u ndjenë doza pendimi, jo për vendimin e marrë, por që vendimi i marrë nuk ishte konsensual.

“Nuk jam shumë i zoti për konsensus dhe nuk më vjen zor për këtë, sepse jam i politikës së bindjeve dhe i luftës për bindjet. Duke u kthyer tek dhimbjet ia vlen që të flitet sepse dikush që nuk ka lidhje fare”, u shpreh ai.

Rama tha gjithashtu se brenda këtij muaji do të hiqen që të gjitha masat kufizuese dhe vendi do të hapet dhe përgatitet për sezonin turistik. Në lidhje me mënyrën sesi Shqipëria e ka përballuar pandeminë, Rama tha se ka marrë admirimin e miqve ndërkombëtare, mes të cilëve edhe të Presidentit turk, Recep Taip Erdogan.

“Sigurisht që do të hapemi por jo si te teatri ku papritur u turr turma si sheshi te përsheshi”, u shpreh ai.

Montre plus

 0 commentaires sort   Trier par


Suivant